business

Ftesë Ofertuesve të specializuar për ofrim të sesioneve të supervizionit

  • star Publikuar: 28-05-2024
  • star Skadon: 14-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë Arsim&Edukim, Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 931

OJQ Diakonie Kosova (DiaKos) Projekti : Qendra Rinore – shpall konkurs:

Ftese për ofertë

Qendra Rinore është projekti i Diakonie Kosova është implementuar dhe financuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtare në vitin 2013.Qendra Rinore mundëson të rinjëve të merren më aktivitete të lira, trajnime dhe lojëra të ndryshme. Përveq kësaj kjo qendër ofron edhe aktivitete të përbashkëta në kuadër të trajnimeve të ndryshme si sport, rekreacion dhe aktivitete të tjera që mundësojnë zhvillimin edukativ. Të rinjët e Mitrovices e të gjithave komuniteteve mund të mësojnë kështu nga kontakti me njëri- tjetrin, të tejkalojnë konfliktet aktuale ekzistuese dhe të zhvillojnë perspektiva të përbashkëta. Shërbimet këshilluese personale dhe profesionale janë poashtu pjesë e spektrit të gjërë të Qendrës Rinore.Qendra ka një staf multietnik, që punojnë së bashku, të cilët do të jenë shembullë për të rinjët. Të rinjët janë inkuadruar që nga fillimi në perpilimin e konceptit. Ky process i vazhdueshëm i zhvillimit dhe bashkëpunimit më përfshirjen e të rinjëve të etniteteve të ndryshme është pjesë e rëndësishme e Qendrës Rinore.

Disa nga kurset të cilat ofrohen në qendrën rinore janë : Piktura , Kitare , Dj , Web-design , Kamer, Make-up ,Gjuhë Angleze , Thonjë, Vallzimi, Kusi i Gatimit, dhe kursi i Boksit.

Disa nga aktivitete të cilat ofrohen në qendrën rinore janë: Grupe supportive per vajzat, Debat ndereligjioze, Info sessione, Hiking, debate rreth tematikave te ndryshme,etj.

Diakonie Youth Center, ju bëjmë Ftesë Ofertuesve të specializuar për ofrim të sesioneve të supervizionit për periudhën kohore: Korrik 2024 deri Tetor 2024 ( me mundësi vazhdimi), dy here në muaj për 9 punonjës:

1 Projekt koordinator, 1 Mentor&Administrat, 2 punëtore rinore, 1 punëtore vullnetare, 1 trajner vallzimi, 1 trajner web design dhe 2 staf teknik.

Të interesuarit duhet të kenë:

  • Të ketë të përfunduar së paku studimet Master në Psikologji Klinike ose/ dhe Këshillimi
    (përparësi do të kenë profesionistët që kanë përfunduar shkollim për supervizion)
  • Të ketë përvojë së paku dy vite në fushën e psikologjisë klinike dhe/ ose këshillimit
  • Të ketë punuar nën supervizion klinik me orë të demonstruara
  • Përvojë të dëshmuar në angazhime të tilla

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:
Për Kompani:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit /NUI
  • Çmimet të kuotohen në euro pa TVSH
  • Oferta financiare të jetë e nënshkruar ose me llogo zyrtare
  • CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojën e punës në fushat relevante të
    profesionistit që do të angazhohet
  • Plan i punës dhe metodologjia e shërbimit

Për individ:

  • Çmimet të kuotohen në euro Bruto
  • Oferta financiare të jetë e nënshkruar
  • CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojën e punës në fushat relevante
  • Plan i punës dhe metodologjia e shërbimit

Ofertat duhen të dërgohen deri me datën: 14.06.2024, në email adresën: [email protected] & [email protected]