business

Trajnerë Kryesorë (2), Trajner Kryesor i Ri (1)

  • star Publikuar: 08-08-2025
  • star Skadon: 22-08-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 3

THIRRJE PËR APLIKIM

2 Trajnerë Kryesorë

1 Trajner Kryesor i Ri

Projekti: Zbatimi i Sjelljeve të Sigurta: Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës nga bashkëmoshatarët dhe dhunës me bazë gjinore ndaj fëmijëve dhe të rinjve të cenueshëm

Vendi: Prishtinë

Raporton tek: Menaxheri i Programit

Datë: Shtator 2025 – Qershor 2026

Informata të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë jo-fitimprurëse që funksionon për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjet e tyre deri te zhvillii i strukturave, politikave dhe standardeve të përshtatshme, të ndjeshme ndaj fëmijëve.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.

Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:

a) Angazhimit në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;

b) Mbështetjes e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;

c) Mbështetjes së kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe

d) Pilotimit të politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.

Informacione rreth projektit

TdhK është duke zbatuar projektin "Zbatimi i Sjelljeve të Sigurta: Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës nga bashkëmoshatarët dhe dhunës me bazë gjinore ndaj fëmijëve dhe të rinjve të cenueshëm", bashkëfinancuar nga Programi për Qytetarinë, Barazinë, të Drejtat dhe Vlerat (CERV1) i Bashkimit Evropian.

Projekti zbatohet në partneritet me SOS Fshatrat Ndërkombëtare të Fëmijëve (partneri udhëheqës i konsorciumit), Shoqatat Anëtare të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Bullgari, Itali, Rumani dhe Suedi, si dhe Terre des hommes (Tdh) Hungari.

Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve nga shtresat e cenueshme për t'u bërë aktorë aktivë në krijimin e një mjedisi të sigurt për veten dhe bashkëmoshatarët e tyre, si dhe mbështetja e profesionistëve që punojnë me dhe kujdesen për fëmijët dhe të rinjtë që të parandalojnë; dhe të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme ndaj dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe dhunës me bazë gjinore.

Si ndërhyrje kryesore në kuadër të projektit janë realizimi i punëtorive nga bashkëmoshatarët për fëmijët dhe realizimi i trajnimeve kombëtare për profesionistët që kujdesen dhe punojnë me fëmijë dhe të rinj.

Punëtoritë kanë për qëllim të rrisin vetëdijen për sjellje të sigurta, zhvillojnë aftësi psikosociale dhe nxisin qëndrueshmërinë përballë rreziqeve dhe formave të dhunës, ndërsa trajnimet për profesionistët të fuqizojnë kapacitetet për mbrojtjen e fëmijëve, ofrimin e mbështetjes psikosociale dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme. Të dyja ndërhyrjet kontribuojnë në parandalimin e dhunës dhe përmirësimin e mirëqenies.

Për të mundësuar realizimin e këtyre aktiviteteve në nivel nacional, TdhK dhe secili partner i projektit do të angazhoj 2 Trajnerë Kryesorë dhe 1 Trajner Kryesor i Ri, të cilët do të trajnohen në nivel Evropian si pjesë e një programi "Trajnim i Trajnerëve" (ToT). Trajnerët do të përgatiten për të zhvilluar si trajnimin nacional për profesionistët, ashtu edhe trajnimin nacional për 10 Trajnerë Bashkëmoshatarë, të cilët më pas do të zhvillojnë punëtoritë me bashkëmoshatarët e tyre me mbështetjen e Trajnerëve Kryesorë.

1 Citizens, Equality, Rights and Values Programme

Trajnerët Kryesorë (2 pozita)

Profesionistë me përvojë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pjesëmarrja në Trajnimin Rajonal të Trajnerëve - 6-ditor: 4 ditë fizikisht në Bukuresht + 2 ditë online (8 sesione online, secila 2 orë, gjatë 6-8 javëve nga shtatori deri në mes-nëntor 2025), si dhe punë të tjera përgatitore, së bashku me dy trajnerë të tjerë nacional (njëri prej të cilëve do të jetë Trajner i Ri Kryesor, moshë 18-24 vjeç).
  • Kërkohet punë individuale dhe vetëstudim rreth 2.5 orë në javë gjatë 6-8 javëve, nga tetori deri në mes-nëntor 2025.
  • Bashkëpunim me dy trajnerë e tjerë për realizimin e trajnimeve kombëtare gjatë muajve midis mars-qershor 2026 (mbetet për t’u konfiruar) për profesionistë që kujdesen dhe punojnë me fëmijë dhe të rinj.
  • Bashkëpunim me një ose dy trajnerë të tjerë kryesorë për të dhënë trajnim kombëtar për 10 të rinj që do të bëhen Trajnerë Bashkëmoshatarë gjatë muajve midis janar-shkurt 2026.
  • Disponueshmëri për të mbështetur realizimin e punëtorive ndërmjet bashkëmoshatarëve për fëmijë dhe të rinj (një trajner kryesorë merr pjesë në çdo sesion punëtorie) nga mars qershor 2026 (mbetet për t’u konfiruar).
  • Pjesëmarrje në aktivitetet e vlerësimit.

Trajnerët Kryesorë duhet të:

  • Jenë të gatshëm të udhëtojnë, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht (vendi i ToT fizikisht: Bukuresht; data: java e 24 nëntorit 2025).
  • Jenë të gatshëm të marrin pjesë në rreth 8 sesione online, secila 2 orë, gjatë 6-8 javëve nga shtatori deri në mes-nëntor 2025, dhe të kryejnë punë individuale dhe vetëstudim prej rreth 2.5 orë në javë.
  • Të jenë të disponueshëm për të punuar sipas planit të projektit.
  • T’i përmbahen Kodit të Sjelljes dhe Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK-së, si dhe masat e tjera të mbrojtjes që do të zbatohen brenda programit.
  • Të kryejnë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Të drejtojnë aktivitetet dhe angazhimet pavarësisht nga bindjet politike, racore.

Dorëzimet:

Aktiviteti Numri i Ditëve të Punës Data

Trajnimi i

Trajnerëve (ToT)

Pjesëmarrje në sesionet online2 ditë Nga shtatori deri në mes-nëntor 2025
Vetëstudim Rreth 2 ditë

Nga tetori deri në

mes-nëntor 2025

Pjesëmarrje në sesionet fizikisht në Bukuresht4 ditë + udhëtim ditën para dhe pas

Java e 24 nëntorit

2025

Trajnime kombëtare për profesionistëPërgatitje 4- ditë

Gjatë periudhës nga dhjetor 2025 deri në shkurt 2026

Realizimi i 4 trajnimeve kombëtare për

profesionistë

4 ditë për trajnim Gjatë periudhës nga mars deri në qershor 2026

Trajnimi kombëtar i Trajnerëve

Bashkëmoshatarë

Përgatitje 1- ditë

Gjatë periudhës nga dhjetor 2025 deri në janar 2026

Realizimi i 1 trajnimi

kombëtar për Trajnerët Bashkëmoshatarë

4- ditë

Gjatë periudhës

nga janari deri në

shkurt 2026

Punëtoritë ndërmjet bashkëmoshatarëvePërgatitje me Trajnerët Bashkëmoshatarë/mentor ing5- ditë

Nga janari/shkurt

deri në qershor

2026

Mbështetje e Trajnerëve Bashkëmoshatarë në

realizimin e 5 punëtorive për fëmijë

3 ditë për punëtori

Nga mars deri në

qershor 2026

Tjera Pjesëmarrje në aktivitetet e vlerësimit Rreth 1 ditëNga tetori 2026 deri në janar 2027

*Datat caktohen pas një marrëveshjeje të përbashkët midis trajnerit dhe TdhK.

Profili:

  • Trajnerë të pavarur ose konsulentë me përvojë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, dhe sigurisë dhe mirëqenies së së tyre ose kujdesit ndaj fëmijëve.
  • Pedagogë socialë me përvojë, punonjës socialë, psikologë ose profesionistë të kujdesit për fëmijë dhe të rinj që punojnë në ambiente rezidenciale (si në institucione shtetërore ashtu edhe në organizata joqeveritare), si dhe mësues, trajnerë sportivë apo udhëheqës të aktiviteteve dhe klubeve sociale për fëmijë dhe të rinj.
  • Akademikë nga kolegje ose universitete që ligjërojnë në kurse të punës sociale ose mbrojtjes së fëmijëve, menaxherë të shërbimeve sociale nga sektori shtetëror ose NGO-të.

Përvoja, cilësitë dhe aftësitë e kërkuara:

  • I apasionuar dhe i përkushtuar për arritjen e rezultateve më të mira të mundshme për fëmijët dhe të rinjtë dhe mbrojtjen e tyre.
  • Kuptim i mirë i mbrojtjes së fëmijëve dhe sigurisë dhe mirëqenies së tyre.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar (Trajnimi i Trajnerëve do të mbahet në gjuhën angleze, dhe kërkon pjesëmarrje aktive nga të gjithë pjesëmarrësit).
  • Përvojë në ofrimin e trajnimeve
  • Të paktën 2 vjet përvojë pune me fëmijë ose të rinj në mjedise të ndryshme, përfshirë kujdesin alternativ, shkolla, klube sociale, etj.
  • Njohuri të mirë dhe angazhim ndaj të drejtave të fëmijëve, veçanërisht në fushën e pjesëmarrjes.
  • Respekt për diversitetin dhe kulturat, qëndrimet dhe vlerat e ndryshme.
  • Empati dhe kuptim për fëmijët dhe të rinjtë që janë prekur nga dhuna – duke përfshirë si ata që e ushtrojnë dhunën, ashtu edhe ata që janë viktima.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të qenë një bashkëpunëtor i mirë.
  • Vetëbesim dhe aftësi për të folur në grupe dhe/ose për të mbajtur prezantime.
  • Aftësi për të kuptuar dhe reflektuar në mënyrë kritike mbi situata të ndryshme jetësore.
  • Aftësi për të pranuar kritika konstruktive.
  • Gatishmëri për të mësuar.

• Nëse kandidati vetë ka përjetuar përvoja të vështira gjatë fëmijërisë, ai/ajo duhet të kuptojë se si këto përvoja e ndikojnë atë dhe të jetë në gjendje të kërkojë mbështetje nëse ndikohet nga ndonjë nga situatat e trajtuara gjatë trajnimit për Sjellje të Sigurta.

Përvoja, cilësitë dhe aftësitë e dëshirueshme:

  • Njohuri dhe kuptim mbi dhunën ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe/ose dhunën bazuar në gjini.
  • Njohuri mbi efektet që përvojat e vështira gjatë fëmijërisë kanë në zhvillim dhe sjellje.
  • Njohuri të mira mbi procesin e zhvillimit të fëmijëve.
  • Njohuri dhe kuptim sesi fëmijët dhe të rinjtë që rriten në kujdes alternativ ose në familje në situata vulnerabël mund të jenë më të ndjeshëm ndaj dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve.

Trajner Kryesorë i Ri (1 pozitë)

1 person i ri, mosha 18-24 vjeç

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Pjesëmarrja në Trajnimin Rajonal të Trajnerëve - 6-ditor: 4 ditë fizikisht në Bukuresht + 2 ditë online (8 sesione online, secila 2 orë, gjatë 6-8 javëve nga shtatori deri në mes-nëntor 2025), si dhe punë të tjera përgatitore, së bashku me dy trajnerë të tjerë me përvojë - Trajner Kryesorë.
  • Kërkohet punë individuale dhe vetëstudim rreth 2.5 orë në javë gjatë 6-8 javëve, nga tetori deri në mes-nëntor 2025.
  • Të punojë së bashku me dy Trajnerë të tjerë Kryesorë për të mbajtur trajnimet kombëtare për profesionistët që kujdesen dhe punojnë me fëmijë dhe të rinj gjatë disa muajve midis shkurtit dhe qershorit 2026.
  • Të punojë së bashku me një ose dy Trajnerë të tjerë Kryesorë për të dhënë trajnim kombëtar për 10 të rinj që do të bëhen Trajnerë Bashkëmoshatarë gjatë muajve janar-shkurt 2026.
  • Disponueshmëri për të mbështetur realizimin e punëtorive ndërmjet bashkëmoshatarëve për fëmijë dhe të rinj (një trajner kryesorë merr pjesë në çdo sesion punëtorie) nga mars qershor 2026.
  • Pjesëmarrje në aktivitetet e vlerësimit.

Trajneri Kryesor i Ri duhet:

  • Jetë i gatshëm të udhëtojë, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht (vendi i ToT fizikisht: Bukuresht; data: java e 24 nëntorit 2025).
  • Jetë i gatshëm të merr pjesë në rreth 8 sesione online, secila 2 orë, gjatë 6-8 javëve nga shtatori deri në mes-nëntor 2025, dhe të kryejnë punë individuale dhe vetëstudim prej rreth 2.5 orë në javë.
  • Të jetë në dispozicion për të punuar sipas planit të projektit.
  • T’i përmbahet Kodit të Sjelljes dhe Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK-së, si dhe masat e tjera të mbrojtjes që do të zbatohen brenda programit.
  • Të kryej detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.

• Të drejtoj aktivitetet dhe angazhimet pavarësisht nga bindjet politike, racore.

Dorëzimet:

Aktiviteti Numri i Ditëve të Punës Data

Trajnimi i

Trajnerëve (ToT)

Pjesëmarrje në sesionet online2 ditë Nga shtatori deri në mes-nëntor 2025
Vetëstudim Rreth 2 ditëNga tetori deri në mes nëntor 2025
Pjesëmarrje në sesionet fizikisht në Bukuresht

4 ditë +

udhëtim ditën

para dhe pas

Java e 24 nëntorit 2025
Trajnime kombëtare për profesionistëPërgatitje 4- ditë

Gjatë periudhës

nga dhjetor 2025

deri në shkurt

2026

Realizimi i 4 trajnimeve kombëtare për

profesionistë

4 ditë për trajnim

Gjatë periudhës

nga mars deri në

qershor 2026

Trajnimi kombëtar i Trajnerëve

Bashkëmoshatarë

Përgatitje 1- ditë

Gjatë periudhës nga dhjetor 2025 deri në janar 2026

Realizimi i 1 trajnimi

kombëtar për Trajnerët Bashkëmoshatarë

4- ditë

Gjatë periudhës

nga janari deri në

shkurt 2026

Punëtoritë ndërmjet bashkëmoshatarëvePërgatitje me Trajnerët Bashkëmoshatarë/ment orim5- ditë

Nga janari/shkurt

deri në qershor

2026

Mbështetje e Trajnerëve Bashkëmoshatarë në realizimin e 5 punëtorive për fëmijë

3 ditë për

punëtori

Nga mars deri në

qershor 2026

Tjera

Pjesëmarrje në

aktivitetet e vlerësimit

Rreth 1 ditë Nga tetori 2026 deri në janar 2027

*Datat caktohen pas një marrëveshjeje të përbashkët midis trajnerit dhe TdhK.

Profili:

Atributet dhe aftësitë e nevojshme:

  • Gatishmëri dhe aftësi për të dedikuar kohë të konsiderueshme projektit gjatë gjithë periudhës së zbatimit, për të cilën do të kompensohen.
  • Aftësi të mira në gjuhën angleze – me shkrim dhe me gojë – pasi trajnimi i trajnerëve do të zhvillohet në anglisht dhe materialet do të jenë në anglisht.
  • Përkushtim i sinqertë ndaj mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve.
  • Kuptim dhe respekt për diversitetin dhe për kulturat, qëndrimet dhe vlerat e ndryshme.
  • Kuptim rreth temës së dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve / sjelljeve të sigurta / dhunës me bazë gjinore.
  • Të ketë interes, besim dhe aftësi për të udhëhequr/motivuar si trajner.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Gatishmëri për të kërkuar dhe pranuar mbështetje nga anëtarët e tjerë të ekipit nëse është e nevojshme.
  • Empati dhe mirëkuptim ndaj fëmijëve dhe të rinjve të prekur nga dhuna – përfshirë edhe ata që mund të jenë vetë burim i dhunës.

E dëshirueshme:

  • Arsim të paktën në nivel bachelor në fushat e shkencave humane ose sociale, ose përvojë të barasvlershme përmes punës praktike.

SI DUHET APLIKUAR?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected] :

  • CV të përditësuar, duke përfshirë përvojën relevante në trajnime dhe punë me fëmijë/të rinj.
  • Letër motivimi, ku shpjegohet interesi për këtë angazhim dhe si përmbushen kërkesat e profilit.
  • Propozim financiar neto, duke specifikuar tarifat profesionale për këtë angazhim

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 08.08.2025 deri më 22.08.2025. Ju lutemi, në subjektin e email-it shënoni: Aplikim - Trajner Kryesor ose Aplikim - Trajner Kryesor i Ri varësisht sipas pozitës për të cilën aplikoni.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve:

Të zotohet të respektojë Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së, duke përfshirë Kodin Global të Sjelljes, Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve, Politikën Kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit, Politikën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, TdhK nuk është në gjendje t'i përgjigjet secilit individualisht. Ju lutemi ta keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.