business

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT - TRAJNER PËR MBAJTJEN E TRAJNIMIT PËR SPITALIN E PËRGJITHSHËM TË GJILANIT DHE PRIZRENIT

  • star Publikuar: 27-09-2022
  • star Skadon: 11-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Organizatë Jo-Fitimprurëse
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjilan, Prizren
Shikime 3504

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

TRAJNER PËR MBAJTJEN E TRAJNIMIT PËR SPITALIN E PËRGJITHSHËM TË GJILANIT DHE PRIZRENIT

Hyrje

Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e pavarur profesionale e mjekëve që ushtrojnë veprimtari profesionale mjekësore në Republikën e Kosovës.

OMK anëtareve të saj, i siguron standarde të larta të kodit të etikës dhe deontologjisëmjekësore, promovon dhe mbron veprimtarinë e profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike, private si dhe publiko-private, siguron edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ngritjes së performancës shëndetësore dhe ofrimit më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor.

Përshkrim i shkurtër i qëllimit të projektit

Si pjesë e zbatimit të aktiviteteve të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim(MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev, sipas Rezultatit 2, është paraparë zhvillimii vazhdueshëm profesional i stafit spitalortë Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit, për t'i mundësuar stafit të këtyre spitaleve, të ofrojë shërbime cilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore.

Për shkak se në thirrjen e më hershme publike për “Trajner për mbajtjen e trajnimit për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit”, e datës 13 maj 2022, nuk janë paraqitur subjekte të mjaftueshme për të shprehur interesin lidhur me ofrimin e trajnimeve profesionale, e theksojmë se Oda e Mjekëve të Kosovës do të rezervojë të drejtën që të fillojë negocimin e drejtpërdrejt me subjektet për të cilat konsideron se plotësojnë kushtet për ofrimin e trajnimeve të tilla. Fillimii negociimit të drejtpërdrejt në asnjë mënyrë nuk do të paragjykojë subjektet që aplikojnë dhe i parashtrojnë dokumentacionin e tyre sipas kësaj thirrjeje për shprehje të interesit.

Për këtë Oda e Mjekëve të Kosovës bënë thirrje për shprehje të interesit për Trajnerët të specializuar të cilët do të ofrojnë trajnime klinike që përfshijnë këto fusha për mjekët:

  • Shërbime për nënën dhe fëmijën
  • Anesteziologji me kujdes intensiv
  • Urologji
  • Diagnostikim
  • Sëmundje të brendshme

Objektivat e angazhimit dhe rezultatet e pritura

Objektivi i këtij angazhimi të trajnerëve është të sigurojë një program trajnimi për personelin mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan dhe Prizren në fushat si në vijim:

  • Neurologji
    • Sleep APNE
  • Kirurgji/Ortopedi/Radiologji
    • Ultratinguli Osteomuskular
  • Anesteziologji dhe emergjencë
    • Reanimim neonatal/Oksigjenoterapia te të porsalindurit
  • Neonatologji
    • Vendosja e kateterit dhe transfuzioni te të porsalindurit

Trajnimet priten t'u ofrojnë mjekëve aftësi për të ofruar shërbime të specializuara për pacientët dhe t'u mundësojë atyre që të njihen mirë dhe të jenë kompetentë në kuptimin, funksionimin dhe aplikimin e pajisjeve ekzistuese në punën e tyre të përditshme brenda departamenteve të tyre spitalore përkatëse. Trajnimet duhet të rrisin shkathtësitë e stafit të përzgjedhur për të punuar në departamente të specializuara, si dhe do të mundësojnë për të mësuar më shumë rreth cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Metodologjia

Trajnerët e përzgjedhur do të punojnë ngushtë me stafin e departamenteve: Nëna dhe fëmija/Gjinekologji, Kirurgji, Anestezioni me ME, Neurologjisë, Radiologjisë dhe Kardiologjisë të SP-së Gjilan dhe Prizren dhe do të ofrojnë trajnime në formë të:

  • Trajnim në punë
  • Seminare/Punëtori
  • Trajnim virtual
  • Trajnim hibrid (virtual dhe fizik)

Pritshmëritë

Nën udhëzimin e përgjithshëm të OMK-së dhe të SP Gjilan dhe Prizren dhe në bashkëpunim me ekipin trajneri i angazhuar pritet të:

  • Përgatit module të trajnimit
  • Propozojë afatin kohor të sesioneve të trajnimit
  • Vlerësojë proceset dhe protokollet ekzistuese në departamentet përkatëse brenda Spitalit të Përgjithshëm në Prizren dhe Gjilan
  • Mbështet stafin për të përpunuar protokollet dhe udhëzimet e nevojshme
  • Së bashku me trajnuesit, të përpilojë Procedura Standarde të Operimit
  • Përgatit një raport përfundimtar mbi zbatimin e aktiviteteve

Trajneri do të punojë drejtpërdrejt me mjekët e departamenteve të Shërbimit për nënën dhe fëmijën, Anesteziologji me kujdes intensiv, Urologji, Diagnostikim, Sëmundje të brendshme. Megjithatë, për të kryer me sukses detyrat e mësipërme, ai/ajo do të punojë ngushtë me ekipet e menaxhimit të Spitaleve dhe do të sigurojë raporte mujore që përmbledhin progresin dhe arritjet. Eksperti është i detyruar të përgatisë raporte mujore të progresit, të cilat do t'u dërgohen për miratim drejtorëve të SP-ve dhe Kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Kohëzgjatja

Fillimi: Tetor 2022

Koha e parashikuar e punës: 21 ditë brenda 3 muajve

HapiPërshkrimi i aktivitetitNr. ditëveVendi
1Përgatit dhe prezanton përmbajtjen e moduleve të trajnimit1Vend i pacaktuar
2Organizon dhe zbaton sesionetrajnimi - në punë dhe sesione trajnimi on-line15Në një vend të caktuar
3Kryen një vlerësim për të rishikuar proceset dhe protokollet ekzistuese në departamentin e radiologjisë1Vend i pacaktuar
4Harton udhëzime dhe protokolle përpërdorim4Vend i pacaktuar
Total21

Kualifikimet dhe përvoja

  • Diplomë universitare në Mjekësi
  • Specializim dhe diplomë master në fushën përkatëse
  • Leje pune dhe licencë nga institucionet përkatëse profesionale
  • Minimumi 10 vjet përvojë në departamentet përkatëse të specializuara
  • Certifikata nga trajnimet e vijuara në fushën përkatëse
  • Aftësi të forta ndërpersonale
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe në të shkruar dhe përvojë e demonstruar në punën me ekipe të ndryshme
  • Njohës i TI-së
  • Njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe dhe angleze në të shkruar dhe në të folur

Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • Kopja e diplomave
  • Kopja e Certifikatës së Licencimit nga institucioni përgjegjës;
  • Kopja e certifikatave
  • Dëshmi mbi përvojën e punës
  • Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të trajnimit përkatës dhe mbajtjen e trajnimeve;
  • Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e mbajtjes së trajnimeve në njërën nga fushat e kontratës (Shërbime për nënën dhe fëmijën, Anesteziologji me kujdes intensiv, Urologji, Diagnostikim, Sëmundje të brendshme)
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Propozim financiar

Propozimi financiar* *Kërkesa financiare duhet të jetë e detajuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, mbajtja e trajnimeve, shkrimi i raporteve dhe një plan tentativë i punës;

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@omk- rks.org me subjektin Aplikacioni për Trajner/e për mbajtjen e trajnimit në SP Gjilan dhe Prizren apo edhe në mënyrë fizike në zyrat e Odës së Mjekëve të Kosovës, adresa QKUK, Instituti A, Kati III, 10000, Prishtinë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është me datë: 11 Tetor 2022, ora 16:00. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen.