Kompani
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Mitrovicë
Shikime
1394
Kompania e Sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
shpall
KONKURS PUNE
Titulli: Kordinator/e për produkte vullnetare– Dega Mitrovica
Detyrat kryesore:
- Koordinimi i shitjes për produktet vullnetare në degët e kompanisë për të shtuar efikasitetin në punë.
- Monitorimi dhe raportimi i rezultateve të shitjes në degë.
- Arritja e objektivave te shitjes, I përcaktuar nga Drejtoria Qendrore.
- Analiza e tregut dhe identifikimi i trendeve të reja për të ndihmuar në zhvillimin e produkteve vullnetare të reja dhe në përmirësimin e atyre ekzistuese.
- Përgatitja e ofertave ditore për klientë individualë dhe biznese për produktet e sigurimit vullnetar.
- Mbikëqyrja dhe udhëzimi i punonjësve të degës për të siguruar që puna e tyre është në përputhje me standardet e kompanisë.
- Përgatitja e raporteve mujore dhe të tjera sipas nevojës së kompanisë.
- Angazhimi dhe promovimi i produkteve të SIGAL UNIQA në aktivitetet dhe fushatat e ndryshme të organizuara.
- Organizimi dhe rregullimi i marrëdhënieve me klientët, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesave të punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë, ne pajtueshmëri legjislacionin në fuqi.
Vendi i punës: Dega Mitrovicë
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:
- Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare)
- Përvojë pune së paku 3 vite, në lëmine profesionale,
- Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze;
Të gjithë kandidatët/et , duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:
- Të kenë aftësi të mira komunikimi,
- Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
- Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV me fotografi,
- Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
- Dëshmi mbi përvojën e punës,
- Letër motivimi;
- Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Kordinator/e për produkte vullnetare – Dega Mitrovica “
Konkursi është i hapur deri me datën 05.04.2024
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.