
Kompani
Lord Group Sh.p.k
Kategoritë
Ndërtimtari, Inxhinieri, Shofer
Vendi i punës
Suharekë
Numri i pozitave
5
Kompania "Lord Group" Sh.p.k., e specializuar në ndërtimet e ulëta, është në zgjerim të aktivitetit dhe kërkon të zgjerojë ekipin me profesionistë të motivuar dhe të përkushtuar. Në kuadër të projekteve të reja, shpall vende të lira pune në pozicionet:
1️⃣ Inxhinier Ndërtimi
- Të jetë i diplomuar në ndërtimtari,
- Të ketë përvojë në menaxhimin e të paktën 3 projekteve në fushën e ndërtimit të ulët (rrugë, kanalizime, ujësjellës),
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me autoritetet lokale dhe ekipin punues
- Njohuri mbi mbikëqyrjen e punimeve, plotësimin e Paramasës, Librit dhe Ditarit Ndërtimor.
💶Paga: 1,500 €
2️⃣ Mekanik për Mirëmbajtjen e Makinave
- Përvojë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive të punës,
- Aftësi të mira bashkëpunuese.
💶Paga: + 800 €
3️⃣ Shofer Universal
- Të posedojë leje për drejtimin e mjeteve punuese,
- Të jetë komunikativ dhe të ketë aftësi të mira bashkëpunuese.
💶Paga: 1,200 €
4️⃣ 2 Punëtorë Gjysmëmjeshtër
- Përvojë në punët në terren,
- Aftësi për bashkëpunim dhe përgjegjësi në detyra
💶Paga: Sipas marrëveshjes pas testimit në terren
📩 Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret ftohen të dërgojnë CV-në në emailin: agroinvest001@gmail.com
(Ju lutemi shënoni pozicionin për të cilin aplikoni në subjektin e emailit.)
📞 Kontakt për informacione:
049 111 625 / 049 222 170