
Trafika64 është një dyqan second hand dhe vintage që operon prej dy vitesh në treg, duke ofruar produkte të përzgjedhura nga markat më të njohura ndërkombëtare.
Pozita: Shitës/Shitëse
Lokacioni: Prishtinë
Orari: 12:00 – 21:00
Afati i fundit për aplikim: 10 Korrik 2025
Aplikimet dërgohen në: contact@trafika64.com
Përshkrimi i pozitës:
Kërkojmë një person të komunikueshëm, të organizuar dhe me pasion për modën që të bashkohet me ekipin tonë në dyqan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pritja dhe asistimi i klientëve në dyqan
- Kujdesi për paraqitjen dhe organizimin e produkteve
- Regjistrimi i shitjeve dhe përdorimi i sistemit kompjuterik
- Përgjigjja ndaj pyetjeve të klientëve dhe ofrimi i këshillave për produktet
- Kontribut në krijimin e një ambienti mikpritës dhe profesional
Eksperienca në shitje është e preferueshme, njohja e gjuhës angleze dhe përdorimi bazik i kompjuterit janë të domosdoshme.
Apliko shpejtë përmes sistemit!