business

Zyrtar/e i/e programit

  • star Publikuar: 05-04-2023
  • star Skadon: 18-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 36399

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) si rezultat i suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të plotësimit të pozitës:

Pozita: Zyrtar/e i/e programit

Vendi: Prishtinë

Orari: I plotë

____________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Avokimi/influencimi i organizatave të shoqërise civile dhe akterëve tjerë institucional për përfshirjen e kuotave gjinore apo integrimin gjinor në politikat dhe programet e tyre.
  • Identifikimin e grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane të interesuara për të ngritur kapacitetet e tyre dhe për tu bërë pjesë aktive e tregut të punës apo në shoqëri.
  • Përfshirjen aktive të grave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në politikë dhe organizata të shoqërisë civile.
  • Organizimin e takimeve socializuese në mes të grave dhe burrave për të luftuar stereotipet gjinore.
  • Të krijojë dhe të mbajë lidhje me organizata partnere, parti politike, bashkëpunëtore, donatorë, përfitues si dhe me institucione publike.
  • Kontribuon në ngritjen e vizibilitetit të arritjeve të projektit, mbështet dhe përdorë mekanizmat për shkëmbimin e informatave, ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira në nivel lokal dhe rajonal.
  • Të kryejë punën e saj/tij në përputhje me vlerat dhe parimet e organizatës duke siguruar respektimin e plotë të rregullave dhe procedurave si dhe kodit të mirësjelljes;
  • Të përfaqësojë organizatën në ngjarje publike, konferenca, takime dhe media;
  • Të ofrojë mbështetje për aktivitete të tjera të përfshira në planin e punes se organizates, sipas kërkesës.

Kualifikimi i vlerësimit

  • Diplomë Universitare në nivelin BA, ose 3 vite përvojë pune profesionale në fushat relevante përkatëse (Shkenca sociale, studime zhvillimore apo gjinore etj te ngjajshme)
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje në ekip;
  • Shkathtësi hulumtuse, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Njohuri të shkëlqyera në MS office
  • Lejen e qarkullimit rrugor kategoria (B) e obligueshme
  • Njohuri të Gjuhës Angleze

Njohuritë dhe shkathtësitë

Nëpunësi duhet të ketë njohuri/shkathtësi në fushat e mëposhtme:

  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interest e organizatës dhe integritetin e tij;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi/avokimi me institucione publike në nivel qëndrorë dhe lokal si dhe kompani private
  • Aftësi për të ofruar këshillim dhe trajnim për pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi të mira negociimi dhe ndërmjetësimi.

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail.

Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 18.04.2023 deri në ora 16:00