business

Asistent në Departamentin e edukimit dhe standardeve profesionale

  • star Publikuar: 14-11-2022
  • star Skadon: 25-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani SCAAK
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2755

KONKURS PËR PUNË

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Asistent në Departamentin e edukimit dhe standardeve profesionale

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Asiston në azhurnimin e Planit të veprimit të IFAC, mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me IFAC dhe përcjellja e ndryshimeve eventuale të SMO-ve dhe kërkesave tjera;
  • Bashkëpunon me Komisionet relevante të ShKÇAK dhe përkrah punën e tyre në zhvillimin e metodave më të përshtatshme për programin e certifikimit;
  • Asiston në promovimin e metodave dhe mjeteve efektive të edukimit profesional, duke përfshirë por pa u kufizuar në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë;
  • Bashkëpunon me palët me interes për të siguruar një sistem efikas dhe efektiv të raportimit financiar në Kosovë;
  • Asiston në përgatitjen e strategjive dhe planeve të punës së ShKÇAK-së lidhur me çështjet që ndërlidhen me Departamentin e Edukimit dhe Standardeve Profesionale;
  • Përcjell zhvillimet në standardet globale/ndërkombëtare, evropiane dhe në udhëzimet tjera, vlerëson ndikimin e mundshëm të këtyre standardeve në punën e anëtarëve të ShKÇAK dhe në ekonominë e Kosovës, jep rekomandime Udhëheqësit dhe Menaxhmentit për implementimin e këtyre çështjeve, si dhe përgatit propozimet e përgjigjeve të ShKÇAK ndaj kërkesave formale për komente të pranuara nga standard-vënësit ndërkombëtar apo rregullatorët vendor.
  • Prezanton ShKÇAK-në në sfera profesionale brenda dhe jashtë Kosovës sipas kërkesës së Udhëheqësit të departamentit;
  • Asiston në rekomandimin apo këshillimin rreth kërkesave dhe nevojave të anëtarëve tek Menaxhmenti dhe Komisionet përkatëse;
  • Asiston në procesin e programit të edukimit të ShKÇAK, duke përgatitur dhe koordinuar skemën e ligjëratave;
  • Asiston në Zhvillimin e materialeve të trajnimit dhe materialeve tjera, me qëllim të plotësimit të nevojave të anëtarëve;
  • Asiston në ligjërimin e lëndëve të programit Çertifikues të ShKÇAK;
  • Asiston në procesin e përgatitjes, vlerësimit dhe rishikimit të provimeve dhe bënë të sigurt se përgatitja e tyre është bazuar në përmbajtjen e materialit të trajnimit dhe në kompetencat e pritura;
  • Asiston në përzgjedhjen dhe trajnimin e kandidatëve potencial si kontrollues të provimeve në programin certifikues të ShKÇAK (Trajnimi i Trajnerëve).
  • Asiston në zhvillimin, mbikëqyrjen si dhe implementimin e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) për anëtarë te sektorit përkatës;
  • Bashkëpunon me institucionet e arsimit të cilat ofrojnë trajnime dhe çertifikime për kontabilitet dhe auditim, duke ndihmuar kështu në implementimin e Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit;
  • Bashkëpunon me organizatat profesionale rajonale dhe ndërkombëtare për çertifikimin në kontabilitet dhe auditim;
  • Bashkëpunon me departamentet tjera në realizimin e misionit, vizionit dhe qëllimeve të ShKÇAK si dhe detyra dhe përgjegjësi tjera sipas kërkesës;
  • Raporton tek Udhëheqësi i departamentit mbi realizimin e objektivave dhe zhvillimin e aktiviteteve dhe punëve të paracaktuara;

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Bachelor ose master në Ekonomi;
  • Preferohet të jetë anëtar i SHKÇAK (të ketë së paku të përfunduar nivelin e parë) ose i ndonjë shoqate tjetër profesionale të njohur ndërkombëtarisht;
  • Preferohet të ketë përvojë në ligjërim ose gatishmëri për të ligjëruar;
  • Përvojë të punës praktike në kontabilitet, tatime dhe auditim;
  • Aftësi të mira komunikuese, punës në ekip dhe i gatshëm për punën nën presion;
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme;
  • Njohuri në kompjuter (Excel, Word, PowerPoint, etj.);
  • Kandidatët kërkohet të kenë vetiniciativë për zhvillim të mëtutjeshëm të plan-programit;

Referencat janë të domosdoshme dhe duhet të dërgohen me CV.

Dorëzoni CV-në tuaj në E-mail adresën: [email protected]

Për pozitën: Asistent në Departamentin e Edukimit dhe Standardeve Profesionale CV-të i pranojmë deri me 25/11/2022

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur