business

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER PÊR MBËSHTETJE EMOCIONALE

  • star Publikuar: 11-03-2025
  • star Skadon: 23-03-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 149

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER


Ofertim për ekspertizë – Trajner për trajnimin e tutorëve të qendrave mësimore në rritjen e aftësive sociale dhe emocionale për mbështetje të mirëqenies dhe krijimin e mjedisit mësimor pozitiv dhe përfshirës.

Prishtinë,2025

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, AshkaliandEgyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

  1. Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me një sërë sfidash në fushën e arsimit, ku një ndër problemet kryesore mbetet përfshirja e ulët dhe braktisja e shkollimit. Sipas të dhënave të MIKS të vitit 2019, vetëm 84% e fëmijëve nga këto grupe vijojnë arsimin fillor, ndërsa në ciklin e mesëm të ulët, kjo shifër bie në 64%. Më tej, vijueshmëria në arsimin e mesëm të lartë është shumë më e ulët, me vetëm 31% të nxënësve që e përfundojnë shkollën e mesme të lartë. Këto të dhëna tregojnë qartë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe të qëndrueshme për të garantuar përfshirjen e këtyre komuniteteve në sistemin arsimor dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit që ata marrin.

Në këtë kuadër, qendrat mësimore luajnë një rol kyç në uljen e shkallës së braktisjes shkollore dhe në nxitjen e përfshirjes më të madhe të nxënësve nga këto grupe në arsimin fillor dhe të mesëm. Organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe operimin e 17 qendrave mësimore në 11 komuna të Kosovës, dhe ka kontribuar në institucionalizimin e këtyre qendrave pas miratimit të Udhëzimit Administrativ 19/2018. Nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet lokale, përgjegjësitë për menaxhimin e këtyre qendrave janë transferuar në komunat përkatëse, ndërkohë që organizata ka vazhduar të sigurojë mbështetje dhe ngritje kapacitetesh për stafin dhe tutorët.

Në këtë kontekst, organizata synon të intensifikojë përpjekjet për rritjen e kapaciteteve të tutorëve, duke i mundësuar atyre të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale të nevojshme për të mbështetur nxënësit në nivele më të larta. Me qëllim të fuqizojë tutorët e qendrave mësimore në aspektin e menaxhimit të emocioneve dhe mirëqenies së nxënësve, në mënyrë që ata të mund të krijojnë mjedise mësimore më gjithëpërfshirëse, mbështetëse dhe pozitive.

Aftësitë e përmirësuara të tutorëve do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve të besimit dhe përkrahjes mes tutorëve dhe nxënësve, duke mundësuar një qasje më të suksesshme në arsimimin dhe zhvillimin e tyre personal dhe akademik.

2. QËLLIMI SPECIFIK

Përfshirja dhe suksesit akademik i nxënësve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë vazhdojnë të jenë sfida të rëndësishme për sistemin arsimor. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur qasjen në arsim, shumë fëmijë nga këto komunitete përballen me vështirësi të shumta, duke përfshirë mungesën e mbështetjes adekuate, braktisjen e hershme të shkollës dhe vështirësitë socio-ekonomike që ndikojnë në arritjet e tyre akademike. Në këtë drejtim, qendrat mësimore luajnë një rol kyç në ofrimin e mbështetjes shtesë për këta nxënës, duke siguruar mësim plotësues dhe një mjedis që inkurajon zhvillimin e tyre edukativ dhe social.

Për të rritur ndikimin e qendrave mësimore dhe për të përmirësuar cilësinë e përkrahjes që ofrohet për nxënësit, është e domosdoshme që tutorët e angazhuar në këto qendra të kenë aftësi të avancuara pedagogjike, emocionale dhe menaxheriale. Prandaj, Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" synon të ofrojë një trajnim të specializuar për tutorët e qendrave mësimore, me qëllim fuqizimin e tyre në ofrimin e mbështetjes së duhur për nxënësit.

Qëllimi i këtij trajnimi është të fuqizojë kapacitetet profesionale të tutorëve të qendrave mësimore, duke i pajisur ata me aftësi të avancuara në menaxhimin e emocioneve, zhvillimin e metodologjive të mësimdhënies gjithëpërfshirëse dhe krijimin e një mjedisi mbështetës për nxënësit. Trajnimi synon të forcojë rolin e tutorëve, duke ndihmuar në zvogëlimin e braktisjes shkollore dhe përmirësimin e rezultateve akademike të nxënësve.

Pas trajnimit, planifikohet që trajneri/eksperti i angazhuar të ofrojë edhe seanca të drejtpërdrejta mentorimi në klasë për tutorët e qendrave mësimore.

Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" kërkon një trajner profesionist me përvojë në trajnimin e lartëcekur. Trajneri duhet të ofrojë një modul të përshtatur, trajnim interaktiv për 20-30 tutorë dhe udhëzime praktike mbi menaxhimin e emocioneve dhe teknikat pedagogjike, me synim përmirësimin e mbështetjes për nxënësit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

3 AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Ky trajnim është i destinuar për tutorët e 15 qendrave mësimore që operojnë në 10 komuna të Kosovës, me një pjesëmarrje prej 20-30 personash. Trajnimi synon të fuqizojë tutorët me aftësi dhe mjete praktike për të krijuar një mjedis mësimor gjithëpërfshirës, duke përmirësuar menaxhimin e emocioneve dhe mbështetjen psiko-sociale për nxënësit.

Përmes këtij programi, tutorët do të kenë mundësi të zbatojnë njohuritë e fituara në punën e tyre të përditshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e përfshirjes dhe cilësisë së arsimit për fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

4. METODOLOGJIA DHE PROCESI

Metodologjia e trajnimit do të përfshijë një qasje interaktive dhe praktike, duke kombinua teori, diskutime grupore, studime rasti dhe aktivitete role playing.

Pjesëmarrësit do të angazhohen në prezantime teorike për menaxhimin e emocioneve dhe mirëqenies, diskutojnë përvojat e tyre dhe analizojnë situata të mundshme për të praktikuar aftësitë e menaxhimit të emocioneve. Ushtrimet praktike do të ndihmojnë tutorët të zbatojnë njohuritë në situata reale, duke krijuar mjedise mësimore mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse për nxënësit. Përvec kësaj, përmes seancave të drejtpërdrejta mentorimi për tutorët do të ofrohet mundësia e përmisimit dhe avancimit të punës së tutorëve në qendra mësimore.

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

  • Rekrutimi i trajnerit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm për trajner mund të jenë ekspert në fushën e psikologjisë dhe shëndetit mendor, ekspert të arsimit, trajnerë me përvojë në zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale etj.
  • Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, trajneri i përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e trajnerit.
  • Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së trajnerit të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen trajnerit që do të përzgjidhet.
  • Zhvillimi i materialeve të trajnimit: Trajneri do të përgatisë metodologjinë e trajnimit dhe materialet e nevojshme për të arritur objektivat e përcaktuara. Trajneri gjithashtu do të koordinojë me zyrtarët e organizatës për të siguruar përputhje dhe efektivitet të materialeve trajnuese për audiencën specifike.
  • Mbarëvajtja e trajnimit dhe seanca mentoruese për tutorët; Trajneri i angazhuar do të ofrojë trajnimin 2 (dy) ditorë me tutorët e qendrave mësimore. Pas trajnimit, do të ofrojë seanca mentoruese të drejtëpërdrejta në klasë për tutorët e qendrave mësimore duke ofruar kështu rekomandime dhe mundësi për avancim dhe përmisim të punës së qendrave mësimore në rritjen e aftësive sociale dhe emocionale për mbështetje të mirëqenies dhe krijimin e mjedisit mësimor pozitiv dhe përfshirës.
  • Zhvillimi dhe dorëzimi i materialeve të trajnimit: Trajneri do të zhvillojë dhe dorëzojë materialet bazuar në materiale të përgatitura, duke siguruar se të gjithë tutorët kanë kuptuar qartë dhe mundë të zbatojnë njohurit e fituara.
  • Raporti përfundimtar; Pas realizimit të trajnimit dhe seancave mentoruese për tutorë, do të dorëzohet një raport përmbledhës i trajnimit dhe seancave mentoruese duke përmbledhur angazhimin e trajnerit/eksperit dhe rekomandimet për hapat e mëtutjeshëm.

5. PRODUKTI

Produkti i këtij trajnimi do të përfshijë një sërë rezultatet konkrete dhe të qëndrueshme, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mbështetjes për nxënsit në qendrat mësimore. Ky trajnim është i fokusuar në zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale të tutorëve, duke i mundësuar atyre të krijojnë mjedise mësimore më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse. Produkti i këtij trajnimi do të përfshijë:

  • Përmirësimi i aftësive të Tutorëve: Pas trajnimit, tutorët do të kenë përmirësuar aftësitë e tyre sociale dhe emocionale, duke u mundësuar atyre të mbështesin më mirë mirëqenien emocionale të nxënësve, të nxisin marrëdhënie pozitive dhe të krijojnë një mjedis mësimor mbështetës dhe gjithëpërfshirës.
  • Materiale trajnimi dhe burime edukative: Krijimi i materialeve të detajuara dhe burimeve edukative që tutorët mund t’i përdorin për të zbatuar mësimet e marra gjatë trajnimit në praktikën e tyre të përditshme.
  • Raporte të progresit: Pas trajnimit, tutorët do të jenë në gjendje të vlerësojnë përparimin e nxënësve dhe të ofrojnë mbështetje më të personalizuar për nevojat e tyre emocionale dhe akademike. Kjo do të mundësojë krijimin e raporteve të rregullta për vlerësimin e suksesit të procesit të trajnimit.
  • Mjedise mësimore të përshtatshme dhe mbështetëse: Një mjedis mësimor më gjithëpërfshirës dhe mbështetës, ku tutorët janë të aftë të menaxhojnë emocionet dhe nevojat e nxënësve, duke mundësuar një mundësi më të mirë për suksesin akademik dhe zhvillimin e tyre personal.
  • Njohuri të reja për menaxhimin e emocioneve: Tutorët do të zhvillojnë aftësi për të ndihmuar nxënësit në menaxhimin e emocioneve dhe do të krijojnë një atmosferë ku nxënësit ndihen të sigurt dhe të mbështetur emocionalisht.

Ky trajnim do të kontribuoni drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të mësimdhënies dhe mbështetjes për nxënësit në qendra mësimore nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë dhe jo vetëm, duke i mundësuar atyre mundësi më të mira për të arritur sukses akademik dhe personal.

6. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e trajnimit, realizimin e trajnimit dhe raportin përfundimtarë, megjithatë ne rekomandojm jo më shumë se 8 ditë. Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” mbulon në shumën maksimale prej 120 euro për ditë për ekspertë/trajner.

OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme që i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universiteti në fushat përkatëse për këtë pozitë si Edukimi, Psikologjia, Shkencat Sociale, ose fusha të ngjashme.
  • Trajnerët duhet të kenë përvojë minimale 2vjeçare në fushën e trajnimeve për zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale;
  • Eksperienca e mëparshme në trajnimin e tutorëve në qendra mësimore është e dëshirueshme.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale;

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV;
  • Kopje të nivelit arsimor dhe çertifikatave profesionale (e preferueshme);
  • Dëshmi të punës paraprake
  • Ofertë financiare që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në email adresën e organizatës [email protected] .

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 23 mars 2025

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.