business

Fizioterapeut/e

  • star Publikuar: 11-10-2023
  • star Skadon: 18-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani POLIS
Kategoritë Kujdesi Shendetësor
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 1232

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

POLIS është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanëshme, e cila përmes programeve të saj sektoriale synon të jetësoj qeverisjen e mirë lokale, duke ndikuar në rritje të transparencës gjatë politikbërjes dhe vendimmarrjes publike, ushtrim ndikimi tek institucionet publike për llogaridhënie efektive, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndikuar në politikat lokale si dhe në ofrimin e shërbimeve sociale për kategoritë e cenueshme në kuadër Qendrës SMILE.

Në kuadër të organizatës POLIS është e themeluar edhe Qendra për Shëbime Fizioterapeutike, Psiko-sociale dhe Kujdes Ditor SMILE.

Qendra SMILE është duke implementuar zbatimin e projektit “Mirëqenia e fëmijëve me aftësi të kufizuar, është obligim i përbashkët!”, i financuar nga Ministria e Drejtëisë, për të ofruar shërbime sociale profesionale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të këtij projekti, për të përmbushur qëllimin e projektit dhe misionin e organizatës është duke kërkuar të punësoj:

1 (një) Fizioterapeut/e

  1. Përshkrim i Pozitës Fizioterapeut/e

Fizioterapeuti/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit të fizioterapisë për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë vlerësimin e nevojave të fëmijëve, hartimine planeve të punës sipasqasjes multi- diciplinare; realizimin e seancave individuale dhe hartimin e raporteve të punës që dëshmojnë progresin e arritur të fëmijëve. Ai/ajo do të ofroj mbështetje drejt avancimit dhe ruajtjes së zhvillimit fizik, përmes mirëmbajtjes fizike dhe pavarësimit në shkatësitë ditore personale. Vendi i punës është në Lipjan.

  1. . Detyrat dhe përgjegjësitë
    • Vlerëson nevojat dhe përcakton masat dhe veprimet për përmirësimin e parametrave fizike e psikik të fëmijëve me nevoja të veçanta;
    • Shërbimet për ndihmën motorike që synojnë përvetësimin e qëndrimit vertikal, ecjen e hershme, lëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtme/sipërme, shkathtësi të lëvizjes dhe rritjen e volumit respirator;
    • Zhvillimin dhe progresin në ecje dhe sigurimin e qëndrueshmërisë vertebrale të fëmijëve me nevoja të veçanta;
    • Zhvillimin e sistemit motorik të fëmijës;
    • Zhvillimin e fëmijës për të realizuar sjellje tipike në përputhje me rregullat dhe nivelin e zhvillimit të fëmijës;
    • Realizimin e zhvillimit psikomotorik të fëmijës nëpërmjet shërbimeve që ofrohen nga specialistët dhe kujdestarët;
    • Shërbimet ushtrimore në sallën e fizioterapisë synojnë tensionimin e muskujve të dëmtuar për të rritur ndjeshmërinë e nervave lëvizore, përmes seancave ushtrimore;
    • Punë të tjera në kuadër të aktiviteteve të projektit.
  2. . Kualifikimet dhe përvoja:
    • Diplomë universitare, në Fizioterapi (e obligueshme);
    • Licencë nga Ministria e Shëndetësisë (jo e obligueshme);
    • Përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme (përparësi kanë kandidatët me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar);
    • Qasje gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar;
    • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe punës ekipore;

DOKUMENTET PËR APLIKIM:

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Referencë nga punëdhënësi/bashkëpunëtorët e mëparshëm (opsionale);
  • Kopjen e diplomës së nivelit më të lartë të edukimit;
  • Çertifikatën që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime (në rast të përzgjedhjes)

PERIUDHA E FILLIMIT TË PUNËS:

  • Angazhimi i Fizioterapetit/es pritet të filloj nga data 23.10.2023.

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në, letrën e motivimit, kopjen e diplomës; dhe referencat në: [email protected]

Ju lutemi që ta cekni në titull Pozitën për të cilën aplikoni:

Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.

Afati për aplikim: 18 Tetor 2023, deri në orën 23:59.