business

Zyrtar/e Administrativ/e

  • star Publikuar: 10-01-2023
  • star Skadon: 24-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4713

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës, me datë 10 janar 2023 shpall këtë:

KONKURS

Për pozitën:

  1. Zyrtar/e Administrativ/e – një (1) pozitë

Vendi i Punës:

  • Prishtinë

Detyrat kryesore:

  • Kryen procedura administrative pranë institucioneve shtetërore dhe private;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e inventarit të korporatës, furnizimeve të zyreve, përgatitjen e porosive dhe blerjes për rifurnizim kur është e nevojshme;
  • Kryen procedurat e parapara të mirëmbajtjes së automjeteve, pajisjeve dhe materialeve të zyrës sipas procedurave të duhura;
  • Ndihmon në zhvillimin e udhëzimeve, politikave dhe procedurave të korporatës;
  • Planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme;
  • Ndihmon departamentet e korporatës dhe anëtarët e ekipit në kuadër të detyrave të tij sipas nevojës dhe mbikëqyr progresin e punës, ofertave, dorëzimeve të projekteve, etj;
  • Përgatit raporte të rregullta administrative;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik, Administrativ apo të ngjashme;
  • Të jetë njohës i mirë i procedurave administrative;
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.01.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.