Kompani
STONE MARKET L.L.C
Kategoritë
Financa, Menaxher/e
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Lipjan
Shikime
1605
STONE MARKET L.L.C., Lipjan, shpall konkurs për:
- FINANCIER-KONTABILIST,
- MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT NË BULLGARI.
Stone Market L.L.C. me seli në Suhadoll-Lipjan ështe një kompani importuese, eksportuese dhe e shitjes me shumicë të Granitit dhe Mermerit në tregun e Ballkanit. Ne kërkojme një punëtor Financier-Kontabilitet dhe Menaxher i shitjes per eksporte ne Bullgari .
Përgjegjësitë për FINANCIER-KONTABILIST
- Regjistron transaksionet ditore në sistemin e kontabilitetit;
- Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;
- Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;
- Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime, borxhe etj;
- Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
- Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të brendshme per klientet specifik;
- Pranimin dhe dorezimin e porosive nga klientet;
- Përgaditjen e pasqyrave financiare vjetore, analizën e tyre;
- Raporte të klintëve, analitikë e klientëve, raporte dhe analitikë për produkte;
- Punë të kontabilitetit
- Menaxhimin e pagesave më arkë;
- Prezentimi i biznesit nëse kërkohët nga kompania;
- Punë administrative;
- Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.
- Barazimet fizike ,materiale dhe finaciare te depove,bleresit,furnitoret,tjerat barazime sipas kerkeses
Kushtet:
- Mashkull,
- 22-35 vjeç
- Përvojë pune në fushën e financave
- Certifikata e SCAAK konsiderohet përparsi
- Të jetë kontabilist
- Arsimi ekonomik;
- Njohja e programit të kontabilitetit PRO-DATA.
- Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë.
- Njohja e gjuhës turke obligative.
Përgjegjësitë për MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT NË BULLGARI
- Shitja dhe eksportimi i Granitit dhe Mermerit.
- Kujdesi ndaj klientëve.
- Inkasimi I faturave.
- Prezantimi I materialeve.
- Pranimi I porosive nga klientët.
- Pëgatitja e dokumentacionit të shitjes për eksport.
- Vizitat në teren jashtë Kosovës.
- Punë të tjera sipas nevojës.
Kushtet:
- Mashkull,
- 25-40 vjeç
- Të flas gjuhen Bullgare rrjedhshëm.
- Njohja e gjuhës Turke eshte përparësi.
- Të jetë i gatshëm të udhëtojë jashtë Kosovës nëpër shtetet fqinje.
- Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë.
- Te ket patent shofer – kategoria B
Të interesuarit mund të aplikojnë për punë duke shënuar në SUBJEKT pozitën pë të cilen aplikoni dhe duke dërguar CV-në në emailin [email protected]m . Për me shumë informata mund të kontaktoni në numrin 049 491 222 çdo ditë pune nga ora 8:00 deri ne orën 17:00.