Sport Vision është lider në shitjen e koleksioneve sportive në tregun e Ballkanit. Në gamën e tij të gjerë ofron shumë brende të njohura dhe gjen shtrirje në vende të ndryshme!
Për dyqanin i cili do të hapet në Prishtina Mall, ne po kërkojmë:
Menaxher/e dyqani
Detyrat tuaja:
- Menaxhimi i shitjeve të dyqanit dhe aktiviteteve të përgjithshme
 - Delegimi, analizimi, motivimi dhe monitorimi i anëtarëve të ekipit
 - Përcjellja e rezultateve të shitjes dhe arritja e qëllimeve të shitjeve
 - Garantimi i përcjelljes së standarteve të reklamave vizuale
 - Rekrutimi, trajnimi dhe edukimi i pjestarëve të skuadrës
 - Kujdesi për imazhin e kompanisë dhe ofrimi i një shërbimi të kënaqshëm ndaj klientëve
 
Kërkesat:
- Minimalisht të ketë mbaruar shkollimin e mesëm
 - Eksperienca të mëparshme në shitje me pakicë (minimumi 1 vit)
 - Aftësi të mira në menaxhimin e ekipit
 - I përgjegjshëm, i kujdesshëm dhe pozitiv
 - Aftësi drejtuese
 - Njohja e mirë e gjuhës angleze
 - Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale
 - Fleksibilitet (të punojë me turne, të punojë fundjavave)
 
Përfitime:
- Orar fleksibil i punës
 - Mundësi të mëdha rritjeje dhe zhvillimi profesional
 - Ambient pune dinamik dhe punë grupore
 
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV të detajuar në: [email protected] dhe ju lutemi të shkruani lokacionin e punës dhe pozitën që aplikoni në subject.
Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët që plotësojnë të gjitha kërkesat do të njoftohen për intervistë.