business

Inxhinier Ndërtimi për mbikqyrje në punishte

  • star Publikuar: 05-10-2022
  • star Skadon: 31-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4059

Kompania INSTABUILT L.L.C me lokacion në Milloshevë, që merret me ndërtimin e shtëpive modulare (para fabrikuara), është mundësia ideale për kandidatët që duan të mësojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë njohuritë e tyre si dhe të punojnë për një të ardhme premtuese. Prandaj, të gjithë profesionistët që janë në kërkim të një karriere dinamike dhe janë ambiciozë të rriten në këtë drejtim ftohen që të aplikojnë për:

Inxhinier Ndërtimi për mbikqyrje në punishte (5 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Planifikimi i punës, angazhimi i burimeve dhe mbikëqyrja e procesit të punës në linjën e prodhimit/punishte;
  • Mbikqyrës i zhvillimit dhe ekzekutimit të një objekti;
  • Planifikimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të ndërtimit për të siguruar respektimin e afateve;
  • Të ketë njohuri të mira për dokumentacionin teknik dhe ligjet që aplikohen për kompanitë e ndërtimit.
  • Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e konsulencës për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen ne implementimin e projekteve të kompanisë, etj.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Përgatitje universitare për Inxhinier Ndërtimi ose Arkitekturë;
  • Të ketë përvojë paraprake në mbikëqyrje/menaxhim minimum 2 vite;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Njohuri të mira në programet Autocad, Archicad, Revit si dhe platformave dhe softuerëve tjerë janë përparësi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke ruajtur konfidencialitetin;
  • Aftësi për të krijuar një ambient bashkëpunues dhe për të ruajtur angazhimin dhe motivimin e punonjësve në njësi;
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raportimit dhe të dhënave.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën: [email protected] dhe në subjekt duhet të ceket edhe pozita për të cilën aplikoni.

Data e fundit për aplikim është 31.10.2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.