Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
3
Vendi i punës
Gjakovë, Gjilan, Rahovec
Shikime
2002
Konkurs për vend pune
Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.
Pozita: Analist/e Kreditor
Vendi: Gjilan, Gjakovë, Rahovec
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të identifikojë klientët potencial për kredi përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Të kryen analizën financiare dhe bënë vlerësimin e kapacitetit financiar të klientëve;
- Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Të ndërtojë portfolio dhe bazën e klientëve;
- Te vlerësojë riskun e kredisë;
- Të përgatitë prezantimin përpara Komitetit Kreditor;
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios;
- Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
- Të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij;
- Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave në Departament të Kredive dhe në Institucion;
Kualifikimet
- Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
- Përvojë e punës në Institucione Financiare;
- Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
- Njohuri të përgjithshme të sistemit bankar;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohja e gjuhës angleze përparësi;
- Aftësi të forta analitike dhe organizative;
- Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip;
Si të aplikoni?
Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: [email protected] , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.
Afati i fundit për aplikim: 18/02/2024