
GALENI GROUP SHPALL KONKURS PUNE
Pozicioni: Përfaqësues Mjekësor: 5 Pozita
Lokacioni: Prishtinë-Kosovë
Orari i punës: Full-time
Kontrata: Me kohë të pacaktuar (pas periudhës prove)
Profili i kompanisë
Galeni Group është një kompani farmaceutike lider në treg, me mbi 10 vite eksperiencë në shpërndarjen e produkteve farmaceutike, suplementeve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore. Me fokus në cilësinë, profesionalizmin dhe etikën në punë, kompania jonë ka ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme me profesionistët e shëndetësisë në gjithë territorin e Kosovës.
Përshkrimi i pozicionit
Përfaqësuesi mjekësor do të jetë përgjegjës për promovimin dhe shitjen profesionale dhe etik të portofolit të produkteve të kompanisë tek mjekët,mjekët specialistë, farmacistët dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Kryerja e vizitave të planifikuara në institucione shëndetësore dhe farmaci.
- Promovimi i karakteristikave dhe përfitimeve të produkteve sipas standardeve të industrisë.
- Zbatimi i strategjive të marketingut dhe komunikimit të miratuara nga kompania.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me profesionistët shëndetësorë.
- Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve të rregullta të performancës dhe feedback-ut të tregut.
- Pjesëmarrja në trajnime, konferenca dhe aktivitete të tjera promovuese.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Mjekësi, Farmaci, Biokimi, Shkenca të Natyrës apo fusha të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në shitje dhe marketing farmaceutike përbën avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese.
- Integritet profesional dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
- Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip.
- Njohuri bazë të gjuhës angleze (e dëshirueshme).
- Patentë e vlefshme për automjet (kategoria B).
Çfarë ofron Galeni Group
- Ambient pune profesional, dinamik dhe mbështetës.
- Paketë konkurruese financiare + bonus motivues bazuar në performancë.
- Trajnime të rregullta profesionale dhe mundësi zhvillimi karriere.
- Automjet pune dhe pajisje të nevojshme për realizimin e aktiviteteve ditore.
Procesi i aplikimit
Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë:
CV-në
Letër motivimi
📧 në adresën e emailit: [email protected]
🕒 Afati i fundit për aplikim: data e fundit, 25 qershor 2025
📝 Subjekti i emailit: Aplikim për Përfaqësues Mjekësor – Qyteti:______________
📌 Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë/.
Adresa: Qendresa
Rruga: Rilindja nr.32
Prishtinë
Republika e Kosoves
e-mail: [email protected]
Tel:+383 49 193 805