business

Mësimdhënës/e për lëndën: Teknologji informative

  • star Publikuar: 18-08-2022
  • star Skadon: 24-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 644

KONKURS PUNE

Për (1) vend të lirë pune

Bazuar në nenin 35 të Ligjit për arsimin para universitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe Udhëzuesit Administrativ të MASHT-it për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, nr. 05/2021, shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, shpall:

Vend të lirë të punës:

  • Mësimdhënës/e për lëndën: Teknologji informative ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar në vendin e punës për pozitën e lartpërmendur, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:

  • Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);
  • Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar);

1.3. Kandidatët duhet të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze për të ligjëruar.

2. Të posedojnë këto dokumente:

2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).

    — Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.

    — Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional për arsimin e përgjithshëm;

2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);

2.3. Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;

2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;

2.5. Ekstraktin e lindjes;

2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);

2.7. CV.

3. Afati i aplikimit:

3.1. Koha e aplikimit është nga data 18.08.2022 deri më datë 24.08.2022.

Vërejtje: Konkursi është i hapur online dhe aplikimi mund të bëhet online (dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit do të ftohen në intervistë!

MЁNYRA E APLIKIMIT: Elektronike

Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet me dokumente të pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.

Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:

Mob: + 383 (0) 44 581 900, Prishtinë

E-mail: [email protected]