business

Zyrtar për Gjendje Civile

  • star Publikuar: 05-10-2022
  • star Skadon: 12-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Dragash
Shikime 1580

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Dragash shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë Ligjor

Institucioni Komuna Dragash

Nr. i Referencës RN00009938

Kodi RPC0003652

Data e njoftimit 14.09.2022

Afati për aplikim 05.10.2022 - 12.10.2022

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave nërealizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në fushën e gjendjes civile;

  • Shqyrton kërkesat e palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e regjistrimit në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit, të mbiemrit dhe regjistrimetë mëvonshme në librat amzë të të lindurve;
  • Bënë regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amzë përkatës;
  • Kujdeset për ruajtjen dhe përdorimin e Regjistrave të Gjendjes civile;
  • Regjistron faktet e lindjeve, martesave dhe vdekjeve në Regjistrat e Gjendjes Civile;
  • Përditëson të dhënat e qytetarëve dhe përcjell ndryshimet e gjendjes statusore të qytetarit:
  • Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet ;
  • Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuara brenda institucionit ;
  • Raporton rregullisht te Udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit ;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar:diploma e shkolles se mesme,Diplomë/a të studimeve universitare te paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.

  • Kualifikime të posaçme formale:fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Administratë Publike
  • Përvoja e punës e kërkuar: dy vite. e deshmuar me trust pensional te kosoves

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitës Klasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punës
RPC0003041RN00009299Zyrtar për GjendjeCivile 1Profesional 36Komuna Dragash

Drejtoria per Administrate/ komuna

dragash

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar;Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës; Aftësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar me stafin e nivelit administrativ; Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit;

Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

konkursi shpalletne zyren e Gjendjes Civilene Dragash- per komunitete

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen