Pozita: Zyrtar/e Financiar/e (1) (Orar i Plotë, Zëvendësim i Pushimit të Lehonisë)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përcjell, kontrollon dhe evidenton mjetet nga shitja ditore;
- Regjistron të gjitha shpenzimet në databazë;
- Bën regjistrime dhe raporte të kontabilitetit;
- Bën kontrollin dhe shlyerjen e pagesave të llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme nga transferet bankare brenda afatit të caktuar kohor;
- Bën kontrollin dhe barazimin e kartelave financiare të blerësve dhe furnitorëve;
- Bën analizat periodike për shkallën e pagesave dhe obligimeve;
- Bën harmonizimin gjegjësisht barazimin e kërkesave të blerësve si dhe pranon sygjerimet, komunikimet apo komentet e ndryshme të tyre;
- Kryen edhe punë të tjera shtesë sipas kërkeses dhe udhëzimeve të udhëheqësit.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, financa apo në ndonjë fushë relevante;
- Së paku dy (1) vit përvojë pune në fushen e Financave ose Kontabilitetit;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
- Menaxhues të mirë të kohës, planifikimit dhe caktimit të prioriteteve;
- Të ketë njohuri të përdorimit të paketës MC Office;
- Të posedojnë patentë shofer të kategorisë B.
Kohëzgjatja e kontratës: Orar i Plotë, Kontratë e përkohshme (6 deri në 12 muaj) (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Mundësia e lidhjes së kontratës afatgjatë brenda departamentit të financave ose departamenteve të tjera brenda kompanisë, varësisht kërkeses dhe mundësisë.
Të gjithë kandidatët e interesuar, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre së bashku me dokumentet përcjellëse, në e-mail adresën: [email protected]
Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.
Konkursi mbetet i hapur deri me 31/03/2024.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com