business

Auditor i Brendshëm

  • star Publikuar: 04-06-2025
  • star Skadon: 10-06-2025
Kategoritë Auditor
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Auditor i Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara për sigurime në vend.

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Angazhohet në kryerjen e detyrave audituese dhe përfundimin e angazhimeve të auditimit të brendshme, nën mbikëqyrjen dhe bashkëpunimin me Udhëheqësin e Departamentit të Auditimit të Brendshëm.
  • Përgatit programet e auditimit, dokumenton punën në mënyrë të strukturuar dhe profesionale.
  • Analizon të dhënat financiare, operative dhe të sistemeve për të identifikuar mospërputhje, rreziqe apo dobësi në kontrolle.
  • Harton raporte të qarta dhe të strukturuara me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.
  • Siguron përputhshmëri me politikat e brendshme, procedurat dhe legjislacionin përkatës.
  • Angazhohet në auditimet ad-hoc, sipas kërkesës së Komitetit të Auditimit ose Bordit të Drejtorëve.
  • Monitoron zbatimin e rekomandimeve të auditimeve të mëparshme, si dhe rekomandimeve nga Auditorët e Jashtëm dhe BQK-ja.
  • Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të metodologjisë dhe praktikës së auditimit.
  • Zhvillon njohuritë profesionale përmes trajnimeve dhe përditësimeve të vazhdueshme.
  • Menaxhimi i mirë i kohës në dispozicion për kryerjen e detyrave të deleguara si dhe kryerja e detyrave sipas prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara.
  • Sipas nevojës, kryen detyrat shtesë që ndërlidhen me pozitën e punës e që janë në pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe aktet e brendshme të kompanisë

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (BA) në Ekonomi, Administrim Biznesi ose Financa.
  • Përvojë të punës në Auditim ose Kontroll të Brendshëm.
  • Nivel i avancuar i gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Nivel i avancuar i Microsoft Office.
  • Aftësi analitike dhe organizative si dhe komunikuese.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 10 Qershor 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.