business

Zyrtar i lartë i pagave

  • star Publikuar: 24-12-2024
  • star Skadon: 18-01-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 38

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Thesari i Kosovës - MFPT shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i buxhetit dhe financave

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë i pagave

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 5.7

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 19/12/2024

Afati për aplikim:20/12/2024 - 18/01/2025

Institucioni: Thesari i Kosovës - MFPT

Departamenti : Departamenti Administratës, Teknologjisë Informative dhe Pagave

Divizioni:Divizioni i Pagave

Vendi i punës : Prishtinë

Nr. i Referencës :RN00016088

Kodi:RPC0009627

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kryen të gjitha aktivitetet e duhura për hartimin e saktë dhe me kohë të listavemujore të pagave,duke përfshirë edhe realizimin e tyre në bazën aktive të të dhënave;
  • Siguron që vetëm të dhënat e autorizuara dhe të vërtetuara mirë të jenë në veprim;
  • Siguron këshilla profesionale për zyrtarët e autorizuar të pagave nga organizatat buxhetore;
  • Grumbullon dhe sistemonmaterialin (dokumentacionin) sipasorganizatave buxhetore;
  • Analizon dhe planifikon që materiali i pranuar të kryhet brenda afateve të caktuara kohore;
  • Siguron që të dhënat e pranuara të jenë komfor personave të autorizuar për dorëzim të dokumentacionit;
  • Grumbullon, sistemon materialin e pranuar në formë elektronikë(Excel file) nga organizatat buxhetore dhe përgatit për procesim (importim në sistem);
  • Siguron dhe kontrollon përfshirjen në procesim të nëpunësve të rinj;
  • Siguron dhe kontrollon përfshirjen në procesim të pagesave retroaktive;
  • Identifikon dhe ruan të sistemuar materialin e procesuar të muajit përkatës;
  • Kujdeset për materialin zyrtar që hyn dhe del nga arkiva e Sistemit të Pagave;
  • Përgatit raportet e nevojshme si dhe ofron informata sipas kërkesës së mbikëqyrësit;
  • Kontrollon dhe siguron që i tërë materiali i pranuar në formë elektronike të jetë i përfshirë për procesim;
  • Konsultohet me udhëheqësin e Divizionit për ndonjë paqartësi në lëndët e pranuara;
  • Përgjegjës për përdorimin efikas të pajisjeve elektronike.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar:Diplomë të arsimittë lartë, më së paku 3 vite të studimevenë ekonomi, financadhe kontabilitet;
  • Kualifikime të posaçmeformale: Certifikata, licencakur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të avancuara në fushën e financave publike;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Aftësi të avancuara analitike dhe transmetuese;
  • Njohuri të gjuhës angleze – përparësi.


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal, e cila duhet të jetë në përputhje të plotë me (vërtetim /kontratë) që dëshmojnë përvojën e punës;
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 02/02/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen