business

Mësimdhënës/e (10)

  • star Publikuar: 31-10-2022
  • star Skadon: 11-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 2543

RN00010048
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 30/09/2022
Afati për aplikim: 31/10/2022 - 11/11/2022

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 5 paragrafi c të Ligjit numër 03/L-068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, si dhe nenin 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall:

KONKURS PËR PRANIM

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

  • Emri i grupit: Specialistë të Arsimit
  • Institucioni: Komuna e Gjakovës
  • Njësia: Drejtoria për Arsim
  • Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Data e njoftimit: 30.09.2022
  • Afati për aplikim: 30.10.2022 – 11.11.2022
  • Numri i referencës: 01-111/01-21915
  • Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe g. Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe Udhëzimit Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional.

Pozitat aktualisht të lira:

Nr. Titulli i pozitës Statusi Vendi i punës
1.

Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës me 20 orë mësimi në javë.

Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës me 12 orë mësimi në javë.

Zëvendësim ZëvendësimSHFMU “Hamëz Cena”
2.

Një (1) mësimdhënës për lëndët profesionale të makinerisë me 20 orë mësimi në javë.

Një (1) mësimdhënës për lëndët profesionale të energjetikës me 13 orë mësimi në javë.

Një (1) mësimdhënës për lëndët profesionale dizajn dhe rrobaqepësi me 7 orë mësimi në javë.

Zëvendësim Vend i lirë

Vend i lirë

SHMLT “Nexhmedin Nixha”
3.

Dy (2) mësimdhënës për lëndën e pianos me nga 20 orë mësimi në javë.

Një (1) mësimdhënës për lëndën e pianos me 20 orë mësimi në javë.

Një (1) mësimdhënës për lëndën e violinës me 20 orë mësimi në javë.

Vend i lirë

Zëvendësim Zëvendësim

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”
4. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës angleze me 20 orë mësimi në javë.ZëvendësimSHML Gjimnazi “Hajdar Dushi”

Mënyra e aplikimit:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Formulari i aplikimit, i plotësuar;
  • Rezymeja personale (CV);
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore të noterizuara (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit); e. Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore);

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Intervistë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:

Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

Sqarime shtesë:

Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.