business

Zyrtar per arkivim te dokumentacionit

  • star Publikuar: 26-07-2024
  • star Skadon: 24-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1920

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Mbrojtjes shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për pjesëtarët e komuniteteve të nënpërfaqësuara

Emri i grupit:Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës:Zyrtar per arkivim te dokumentacionit

Klasa e pozitës:Profesional 2

Koeficienti/Paga :A/Profesional 2

Nr. i kërkuar :1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit:25/07/2024

Afati për aplikim:26/07/2024 - 24/08/2024

Institucioni: Ministria e Mbrojtjes

Departamenti :Zyra e Sekretarit

Divizioni

Vendi i punës: Departamenti i Prokurimit dhe Kontratave

Nr. i Referencës:RN00014617

Kodi : RPC0008156


Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Bene arkivimin fizik dhe elektronik te lendeve/kërkesave te prokurimit sipas rregullave për ruajtjen e dokumentacionit për prokurim,
  • Kujdeset qe lendet e arkivuara nëse kërkohen te i jepen ne baze te autorizimeve te udhëheqësit,
  • Është përgjegjës për sigurinë e arkivës se dokumenteve për prokurim ne Departament te Kontratave dhe Prokurimit,
  • Mban evidencën për lendet e arkivuara dhe kujdeset për ruajtjen e tyre,
  • Përgatit lëndën arkivore për dorëzim në departamentin për menaxhimin e dokumenteve/arkivit,
  • Bënë sistematizimin e lëndës së arkivit,
  • Mban evidenca mbi statusin e kërkesave-lendeve, propozon masat qe duhet ndërmarr për arkivim,
  • Përgatit raportet sipas nevojave dhe raporton rregullisht të udhëheqësi i departamentit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  1. Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
  2. Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Aftësi te mira komunikuese dhe te punës ne grupe,
  • Aftësi ne hartimin e raporteve,
  • Njohuri ne fushën e administratës publike,
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet me së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).
  • Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  • Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: nuk ka.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  1. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  2. Mënyra e aplikimit
  3. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  4. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Marrja dhe mbajtja e postit varet nga përfundimi i suksesshëm i procesit të verifikimit.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen