business

Business Development Manager

  • star Publikuar: 31-05-2025
  • star Skadon: 15-06-2025
Kompani AS Travel
Kategoritë Biznes dhe Menaxhment
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Pozita: Business Development Manager

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Orari: I plotë

Qëllimi i Pozitës

Business Development Manager është përgjegjës për identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, zhvillimin e rrjeteve të shitjes dhe forcimin e pranisë së AS Travel në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Roli kërkon një person vizionar, të organizuar dhe të aftë për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me partnerë strategjikë

🔍 Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Identifikimi dhe ndjekja e mundësive të reja të zhvillimit të biznesit (B2B dhe B2C)
  • Krijimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë strategjikë (resorte, linja ajrore, hotele, korporata, institucione)
  • Përcjellja e trendeve të tregut dhe konkurrencës në industrinë e turizmit
  • Inicimi i projekteve dhe produkteve të reja për rritje të shitjeve
  • Mbështetje për ekipin e shitjes në fushata specifike apo negociata komplekse
  • Përgatitja e raporteve mujore mbi aktivitetet dhe progresin e zhvillimit të biznesit
  • Përfaqësimi i AS Travel në ngjarje, ekspozita dhe takime ndërkombëtare


📌 Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Turizëm ose fusha të ngjashme
  • Minimum 3 vite përvojë në pozita të ngjashme (përparësi në sektorin e turizmit apo shitjes B2B)
  • Aftësi të forta komunikimi, negocimi dhe ndërtimi rrjetesh profesionale
  • Njohuri të mira të modeleve të shitjes
  • Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e mjeteve digjitale dhe MS Office
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuha tjetër përbën përparësi)

🌟 Çfarë Ofron AS Travel

  • Ambient dinamik dhe bashkëpunues
  • Mundësi reale për ndikim dhe avancim në karrierë
  • Pjesëmarrje në evente dhe panaire ndërkombëtare
  • Paketë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë
  • Mundësi për të kontribuar në projekte me ndikim rajonal dhe global

📩 Apliko duke dërguar CV-në në: [email protected]

⏳ Afati i fundit për aplikim: 15 Qershor 2025