business

Zyrtar për Auditim të Brendshëm (ZAB)

  • star Publikuar: 01-10-2024
  • star Skadon: 31-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Trainkos Sh.A
Kategoritë Auditor
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 913

Në bazë të dispozitave të Nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” Nr. 13/30 maj 2012), në bazë të Nenit 6 të Rregullores Nr. I/32, të datës 29.02.2024 për Procedurat e Rekrutimit të Pozitave të Zyrtarëve të Lartë të HK-Trainkos Sh.A, Komisioni i Auditimit i Hekurudhave të Kosovës-Trainkos Sh.A, në mbledhjen e mbajtur më 23.09.2024 mori vendim që të shpallë:

K O N K U R S

Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm (ZAB)

I përgjigjet: Komisionit të Auditimit të HK-Trainkos Sh.A

Lokacioni: Fushë Kosovë

Afati i fundit për aplikim: 31.10.2024

Politika e Trainkos Sh.A:

Trainkos Sh.A duke qenë i përkushtuar për krijimin e mundësive të barabarta të punësimit, fton të gjithë të interesuarit e të dy gjinive, të të gjitha moshave dhe prejardhjeve etnike që të aplikojnë në Konkursin për ZAB. Trainkos Sh.A është i përqendruar te tregu, ngritja e efikasitetit dhe zhvillimi në një kompani të qëndrueshme dhe të suksesshme në treg duke u bazuar në praktikat më të mira në biznes.

Kushtet dhe kualifikimi i kërkuar:

  • Të ketë diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante;
  • Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave;
  • Të këtë së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e auditimit/financave ose kontabilitetit. Preferohen kandidatë me përvojë pune në ndërmarrjet/korporatat tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë;
  • Të ketë njohuri mbi rolin e auditimit të brendshëm;
  • Të ketë njohuri, dhe aftësi për të interpretuar dhe zbatuar standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për raportim financiar;
  • Të ketë njohuri për planifikim afarist dhe strategjik, buxhet dhe kontroll të shpenzimeve;
  • Të ketë njohuri për rreziqet afariste dhe kontroll të brendshëm. Aftësi për të dhënë siguri të pavarur dhe objektive për besueshmërinë e raporteve financiare, dhe përputhshmërinë e tyre me ligjet dhe rregulloret në fuqi;
  • Të ketë aftësi për të analizuar dhe vlerësuar të gjitha proceset në ndërmarrje në domenin e operativës (gjenerimin e të hyrave, shpenzimet operative dhe kapitale, prokurimin, personelin dhe pagat, menaxhimin e aseteve, etj.) dhe domenin e menaxhimit (planifikim strategjik, buxhetim, planifikim afarist, raportim financiar, tatimor, menaxhues dhe rregullator, analizë dhe vendimmarrje, etj.) dhe të japë rekomandime specifike përkitazi me kontrollin e tyre të brendshëm;
  • Të ketë aftësi për të kryer vlerësime të pavarura të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve nëpërmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe teknologjike;
  • Të ketë aftësi për të këshilluar Menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes lidhur me rreziqet e mundshme në afarizmin e Ndërmarrjes.

Të gjithë kandidatët për ZAB duhet të plotësojnë edhe kushtet dhe kriteret sipas Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike:

  1. i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
  3. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të Kompanisë gjegjëse, dhe
  4. kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.
    • Aplikacionin;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Rregullisht të shqyrtojë gjendjen financiare të NP-së dhe kërkesat e saj të planifikuara financiare, si dhe t’i sigurojë Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat i konsideron të nevojshme;
  • Planifikon dhe përgatit raportet e auditimit që pasqyrojnë qartë objektivat e auditimit, fushëveprimin, gjetjet, rekomandimet dhe konkluzionet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm;
  • Të menaxhojë dhe organizojë funksionin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP-së, duke përfshirë dokumentacionin financiar, mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me ligjet ne fuqi;
  • Të kryejë vlerësime të pavarura të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve nëpërmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe informative;
  • Të planifikojë, organizojë dhe mbikëqyrë punën e Njësisë së Auditimit të Brendshëm, duke përfshirë, planifikimin, hartimin dhe menaxhimin e programit për auditimin, organizimin dhe delegimin e punëve, dhe përllogaritjen e resurseve të nevojshme;
  • Të përcaktojë llojin dhe teknikën e auditimit të brendshëm që do të përdoret për secilin rast konkret, bazuar në ligjin pozitiv, praktikat më të mira, si dhe në njohuritë dhe përvojën profesionale;
  • T’i raportojë Komisionit të Auditimit dhe menaxhmentit përkitazi me politikat, programet dhe aktivitetet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm;
  • Të koordinojë kornizat e auditimit me auditorët e jashtëm dhe të përkujdeset që palët jo vetëm të jenë në dijeni për punën e palës tjetër, por edhe t’u raportohet për fushat gjegjëse;
  • Të monitorojë zbatimin e përgjigjes së menaxhmentit sikurse edhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Auditimit;
  • Të ekzekutojë shqyrtime apo punë që kërkohen nga Bordi i Drejtorëve, Komisioni i Auditimit, Kryeshefi Ekzekutiv dhe Zyrtari Kryesor Financiar, me kusht që shkurtimi apo punët e tilla të mos cenojnë pavarësinë, objektivitetin dhe funksionet e auditimit të brendshëm;
  • Të demonstrojë integritet, kompetencë dhe kujdes profesional konform me misionin, vizionin dhe vlerat e Ndërmarrjes;
  • Të rekrutojë, trajnojë, mbikëqyrë dhe vlerësojë punonjësit e Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

Mandati i ZAB:

ZAB emërohet nga Komisioni i Auditimit me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje tre (3) vite.

Kompensimi i pagës mujore:

Paga e ZAB është e përcaktuar me Kategorizimin dhe Poentimin për Zyrtarë e Lartë-Trainkos Sh.A në shumën bruto 1,000€.

Informatë për procedurën e aplikimit:

Kandidatët për ZAB, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegjësitë;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional (diplomat dhe certifikimet adekuate);
  • Dëshminë mbi përvojën e punës (Përvoja e Punës preferohet të dëshmohet përmes Trustit Pensional);
  • Certifikatën mbi dënimet penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, se nuk ka dënime penale në evidencën qendrore penale të Republikës së Kosovës (certifikatë e nxjerrë online në platformën e-Kosova do të pranohet);
  • Vërtetimi i të Kaluarës Kriminale e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme - Policia e Kosovës (Certifikata e nxjerrë online në platformën e-Kosova do të pranohet);
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHTI.

Aplikanti duhet ta vendosë datën dhe të nënshkruajë deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike HK-Trainkos Sh.A.:

https://www.trainkos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht, apo përmes Postës, në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së Trainkos-it në adresën: Rr. "Salih Puçolli", P.N., në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Afrim Kuleta, Sekretar i HK-Trainkos Sh.A., ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]

Në rastin e aplikimit përmes adresës elektronike aplikantët pranojnë email nga Ndërmarrja për konfirmim të pranimit të emailit të apikantit. Në rast se aplikanti nuk pranon email-in konfirmues, atëherë rekomandohet që të shkruajë në adresën elektronike [email protected]

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje pasi që ato nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe kandidatët me aplikacionet e pa kompletuara nuk do të ftohen në intervistë.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues si dhe e-mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Komisioni i Auditimit i NP Hekurudhave të Kosovës-Trainkos Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së ngushtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm.

Konkursi mbetet i hapur nga data 01.10.2024 deri më 31.10.2024 në ora 16:00