business

Shpallje për Tender: Panela Foto Voltaik

  • star Publikuar: 20-09-2023
  • star Skadon: 27-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 1099

Shpallje për Tender

Qendra Trajnuese Diakonie DTC në Mitrovicë synon të plotësojë furnizimin me energji elektrike për qendrën e trajnimit në Mitrovicë me një sistem të energjisë diellore.

Është planifikuar një sistem FV me furnizim trefazor 400V AC për ndriçimin, njësitë e ajrit të kondicionuar, kompjuterët dhe makineritë.

Kontrolli duhet të siguroj furnizim më të mirë të mundshëm të energjis djellore paralelisht me furnizimin e rrjetit dhe në të njejtën kohë të parndaloj rikthimin në rrjet.

Konsumi aktual i energjisë elektrike është 44,000 kWh energji elektrike gjatë ditës dhe 10,000 kWh energji elektrike gjatë natës në vit.

Megjithatë, pritet që numri i njësive të ajrit të kondicionuar që përdoren për ngrohjen e dhomave të rritet ndjeshëm në të ardhmen e afërt.

Ju kërkojmë të paraqisni një ofertë për sistemin e mëposhtëm PV:

Prodhimi total i sistemit: maja 50 kW me 2 fusha gjeneratori në çatinë lindore dhe perëndimore

Vendi i instalimit:

Ndërtesa trajnuese me çati dyshe në orientim lindje-perëndim (100° / 280°) me pjerrësi çatie përafërsisht 24°

Mbulesa e pllakës së ndërthurur

Seksinet e kapriatës 60 mm x 200 mm dhe gjatësi 7.5 m

Hapësira mes kapriatave (mahi) 1m

Lartësia e qepallës (bazës së çatisë) 4,50 m

Ndarë në 2 fusha module (lindje / perëndim)

Sistemi i kompletuar me të gjithë aksesorët, në përputhje me rregulloret lokale të ndërtimit, rregullat e furnizimit me energji elektrike, jep:

Modulet diellore ekskluzivisht me "+ tolerancë", garanci produkti të paktën 5 vjet, garanci e performancës të paktën 20 vjet

Sistem montimi në çati prej alumini dhe inoksi me aksesorët e nevojshëm. Dimensionuar sipas ngarkesave lokale të erës dhe borës.

Inverter i rrjetit me kontroll duke monitoruar ndërfaqen e rrjetit dhe duke përshtatur fuqinë e inverterit me konsumin.

Të gjitha pjesët e nevojshme për lidhjen AC dhe DC si dhe të gjitha pajisjet e nevojshme të sigurisë.

Planifikimi i impiantit me plan dimensionimi dhe lidhjeje si dhe simulimi i rendimentit të lidhjes

Përgatitja dhe sigurimi i dokumenteve të nevojshme të aplikimit për regjistrim tek furnizuesi i energjisë elektrike dhe autoritetet.

Shoqëroni dhe mbështesni me të gjitha procedurat e nevojshme të miratimit.

Montimi i të gjithë komponentëve të sistemit në përputhje me masat e nevojshme për parandalimin e aksidenteve. Pajisjet dhe skelat e nevojshme të sigurisë në punë.

Krijimi i kabllove të gatshme për përdorim të të gjithë komponentëve të sistemit

Krijimi i lidhjes së rrjetit.

Vënia në punë e sistemit dhe trajnimi i stafit tonë.

Të paktën pjesët e mëposhtme të sistemit duhet të specifikohen në detaje me numrin, prodhuesin, përcaktimin e llojit, dimensionin, shenjën e provës dhe garancinë e prodhuesit:

  • Panele diellore
  • Sistemi i montimit
  • Kabllo diellore
  • Inverter
  • Paisje për kontrollin e sistemit (smart metër)
  • Pajisjet e sigurisë
  • Ndërprerës

Kjo shpallje është e hapur nga data 20.09.2023 deri me 27.09.2023.

Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në rrugën Andrea Alleshi - te Rampa në Mitrovicë apo në adresën elektronike: [email protected].