business

Zyrtar për Evidentimin e Pronës së Paluajtshme

  • star Publikuar: 17-12-2024
  • star Skadon: 12-01-2025
Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 94

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i përgjithshëm i tatim-taksave apo mbledhjes së të ardhurave

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Evidentimin e Pronës së Paluajtshme

Klasa e pozitës : Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.1

Nr. i kërkuar: 3

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit : 13/12/2024

Afati për aplikim: 14/12/2024 - 12/01/2025

Institucioni: Komuna Prishtinë

Departamenti: Drejtoria e Financave

Divizioni: Sektori i Tatimit në Pronë

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00016038

Kodi: RPC0009577

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Zhvillon dhe arrinpëlqimin për planine punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetërprofesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve lidhur me evidentimin e pronës së paluajtshme:
  • Pranimi detyrave nga mbikëqyrësi i terrenit,
  • Pranimi detyrave nga Udhëheqësi i sektorit ose Drejtori,
  • Menaxhimi territorit te përcaktuara nga mbikëqyrësi – udhëheqësi i sektorit,
  • Bënë identifikimin e pronave të paluajtshme të paregjistruara dhe pronarëve apo shfrytëzuesve të atyre pronave dhe i shënon në formularë të anketimit si dhe atë elektronik ,
  • Verifikon dhe krahasontë dhënat e vendosura në sistem përmesformularëve të anketimit, verifikon gjendjen ekzistuese në terren.
  • Modifikimet rreth pronësdhe tatimpaguesit, krijondosje çdo tatimpaguesi të tatimit në pronë, dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe arkivimin e dokumenteve të tatimit në pronë
  • Korrigjimet në STP për pronën dhe tatimpaguesin,
  • Regjistron të dhënat nga formulari i anketimit për pronat e paluajtshme dhe të ë dhënat e pronarëve apo shfrytëzuesve të atyre pronave,bënë plotësimin e ndërrimit të destinimeve të objekteve sipasgjendjes faktike dhe në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.
  • Ndërrimet e tatimpaguesve në bazë të kontratave apo marrëveshjeve të dakorduara (nënshkruar),
  • Inspektimi i gjendjesnë teren, identifikon personat që u adresohet faturatatimore letër kujtesavërejtjet tjera si dhemarrin nënshkrimet e marrësit te faturës ose vërejtjes ose fletë thirrjesnë rast se nuk gjendetprezent pala.
  • përgjegjës vëzhgimi dhe përmirësimi i ndërrimeve të destinimeve,
  • Kontrollimi dhe marrjae informatave nga dokumentet burimore, kryen vizita ne teren, shënonnr. e ngastrës, lokacionin dhe adresën dhe i ruan të dhënat në bazën e të dhënave.
  • Puna e vazhdueshme ne teren me pajisjen tabletë GPS formulari elektronin “ Protax2”,
  • Modifikimi përmirësimi dhe regjistrimi i tatimpaguesve me formularin elektronik
  • Dorëzimi raporteve te mbikëqyrësi ,
  • Dorëzimi raporti udhëheqësi i sektorit – Drejtori,
  • Inspektimi ne teren me kërkesë të zyrtar për Ankesa,
  • Plotësimi formularit me te dhëna për ndërtesën , për njësinë, dhe tatimpaguesin,
  • Përgatitja e raporteve skenimi formularëve ,
  • Njoftimi i tatimpaguesve rreth obligimeve dhe konsultave sa i përket tatimit ne prone.
  • Kryen detyra tjeranë përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret të cilat mundëkërkohen në mënyrëtë arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  1. Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
  2. Kërkesat specifike: Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik/ Ekonomi (pavarësisht nga specializimi).
  3. Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  4. Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 27/01/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik ·
  • Ligji për Kryeqytetin ·
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

***VËMENDJE: “Komunitetet jo shumice dhe pjesetaret e tyre, personat me aftesi te kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil te Kosoves,sic¸ specifikohet ne LZP”.

“Aplikacionet e dorezuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen