Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Gastronomi dhe Hoteleri
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
542
Shield Recruitment & HR kërkon Kamarier për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për menaxhimin e punës në Restaurant, Lounge & Shisha Bar, Wellness, Room Service, salla të pritjes/eventeve, si dhe cdo hapsire tjeter ku shërbehet brenda Hotelit;
- Organizon punët e përditshme të rregullimit të tavolinave dhe mbulesave;
- Përgjegjës për shërbimet profesioniste të pijeve dhe ushqimit karrshi mysafirëve;
- Përgjegjës për kontrollimin e porosive të klientëve dhe faturave të mysafirëve;
- Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e mallit të pranuar, me kujdes të shtuar ndaj pijeve dhe gjërave ushqimore në banak duke mos neglizhuar afatin e skadimit, si dhe ndihmon procesin e regjistrimit (invertarizimit) për secilin muaj;
- Përgjegjës për përgaditjen e pijeve në Restaurant, Lounge Bar, Wellness, Room Service, salla të pritjes/eventeve, si dhe cdo hapsire tjeter ku shërbehet brenda Hotelit;
- Përkujdeset që të disponoj të gjitha njohuritë rreth menusë së ushqimit, pijeve si dhe për ofertat ditore në menu;
- Përkujdeset për bashkëpunim të ngushtë dhe mbajtje të konsultimeve me zyrtarët përgjegjës, lidhur me detyrat e pa definuara saktësisht;
- Tregon kreativitet përmes ofertave për ushqim, pije dhe dekorime si dhe ide të reja shitëse;
- Trajton me korrektësi dhe shpejtësi ankesat e mysafirëve;
- Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve;
- Përkujdeset për zbatimin e rregulltë të procesit të porosive dhe për kontrollimin e formaliteteve llogaritare të mysafirëve;
- Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të eprorit, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet:
- Përgatitje profesionale (të paktën shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë , preferohet të diplomuarit në hoteleri ;
- Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale, si kamarierë në hotele me 4 ose 5 yje;
- Integritet të lartë dhe etikë;
- Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
- Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
- I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31/08/2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.