business

Ekspert të jashtëm në fushën e përzgjedhjes/vlerësimit të burimeve njerëzore nga organizatat e specializuara apo universitetet

  • star Publikuar: 10-11-2022
  • star Skadon: 21-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2467

NJËSIA E BURIMEVE NJERËZORE (NJBNJ)

Në bazë të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë Neni 34, paragrafi 12 dhe të Rregullores (QRK) nr. 16/2020 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Neni 18, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3, Njësia e Burimeve Njerëzore (NJBNJ) në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, bënë këtë:

SHPALLJE PUBLIKE

për një (1) ekspert të jashtëm në fushën e përzgjedhjes / vlerësimit të burimeve njerëzore nga organizatat e specializuara apo universitetet

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Eksperti i jashtëm do të jetë anëtar i Komisionit të Pranimit dhe do të kryej detyrat e tij, siç janë të përcaktuara në Rregulloren (QRK) nr. 16/2020 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kriteret e kërkuara:

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të kenë diplomë universitare të paktën 240 kredi (për edukimin e marrë jashtë vendit duhet të bëhet nostrifikimi i diplomës),
  • të kenë përvojë pune të paktën katër (4) vite në pozita të nivelit drejtues,
  • të mos kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit,
  • të kenë integritet moral dhe profesional,
  • të mos kenë qenë të dënuar penalisht për kryerjen e një vepre penale,
  • të mos jenë të punësuar në shërbimin civil, të mos jenë të larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masa disiplinore në fuqi.

Pagesa:

Eksperti i jashtëm paguhet me një pagesë fikse në shumën prej 250.00€ e cila i paguhet për një procedurë të konkurrimit në të cilën është i angazhuar.

Kohëzgjatja e emërimit: Kohëzgjatja është 2 (dy) vite.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet t’i dorëzojnë edhe dokumentacionet si më poshtë:

  • CV-në,
  • Fotokopjen e diplomës të vërtetuar,
  • Fotokopjen e letërnjoftimit,
  • Dëshmitë për përvojën e punës,
  • Dëshminë që nuk është i dënuar për kryerjen e një vepre penale,
  • Deklaratën se nuk ka qenë anëtarë i organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit dhe
  • Deklaratën se nuk është i punësuar në shërbimin civil, se nuk është i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi.

Organizatat e specializuara mund të aplikojnë përmes postës elektronike dhe dokumentet e kërkuara t’i dorëzojnë në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, rr. “Migjeni”, nr. 21, objekti i ish “Bankës së Lubjanës”, Prishtinë ose t’i dërgojnë në email adresën: [email protected]

Organizatat e specializuara duhet t’i ofrojnë për kandidatët e tyre të dhënat e sakta mbi adresën dhe numrin e telefonit kontaktues.

Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta dhe inkurajojmë organizatat e specializuara që të aplikojnë me kandidatët që i plotësojnë kriteret e shpalljes.

Shpallja mbetet e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, nga data 07/11/2022 deri me datë 21/11/2022 në ora 16:00.

Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. tel: 038-200-10977 ose në e-mail adresën: [email protected] si dhe të shikoni legjislacionin primar në linkun: https://gzk.rks-gov.net/.