business

Për zhvillimin dhe implementimin e një fushate vetëdijësuese për identitetin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

  • star Publikuar: 02-05-2024
  • star Skadon: 12-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Marketing
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 769

TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR KOMPANI TË MARKETINGUT

Thirrje për ofertë për kompani të marketingut Për zhvillimin dhe implementimin e një fushate vetëdijësuese për identitetin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Prishtinë, 2024

Informacion i përgjithshëm

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme.

Konteksti i ndërhyrjes:

Fushata "Emri im është identiteti im/ My name, my identity” është një nismë e "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve". Qëllimi kryesor i saj është të ndihmojë në krijimin e një lidhje më të fortë mes komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me qytetarët e Kosovës, duke luftuar paragjykimet dhe stereotipet e përhapura. Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" synon përmes kësaj fushate të promovojë barazinë dhe respektin për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina etnike, gjuha, besimi ose cilido atributi tjetër që i rendit ata në një grup të vogël në shoqëri.

Qëllimi specifik

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është që të:

1) Të rrisë vetëdijen për sfidat dhe pengesat që përballën komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në procese të ndryshme gjatë jetës së tyre;

2) Të promovojë respektin dhe diversitetin që mund të kemi në shoqërinë tonë për të gjithë, pa dallim etnie, prejardhje apo ngjyrë;

3) Të rrisë vetëdijen për ndikimin negativ të diskriminimit ndaj komuniteteve etnike të margjinalizuara në Kosovë, si Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët;

Detyrat dhe Përgjegjësitë për kompaninë:

  • Krijimin i kampanjës
  • Konceptet e dizajnit duhet të jenë origjinale si dhe të respektojnë ligjet e autorësisë
  • Të ofrojë dizajne kreative dhe profesionale për kampanjen
  • Të dizajnojë materiale promovuese me cilësi të lartë për publikim në rrjete sociale
  • Krijimi i grafikave, infografikave dhe ilustrimeve
  • Të krijojë postime atraktive për mediat sociale
  • Krijimi i video mesazheve
  • Krijimin e broshurave dhe pankartave sensibilizuese
  • Krijimi i materialeve të tjera promovuese

Dokumentacioni i kërkuar/Kushtet për aplikim

Ofertuesit që aplikojnë në këtë thirrje duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:

  • Certifikata e kompanisë (vlen për kompani)
  • Kopje të CV-ve personave të inkuadruar në ofert
  • Dëshmi të punës paraprake
  • Rekomandime nga punë të ngjashme
  • Oferta financiare bashkë me planin
  • Menaxheri i projektit me përvojë

Kushtet e përgjithshme:

Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve rezervon të drejtën për të ndryshuar ofertën bazuar në kërkesë deri në vendimin përfundimtar;

Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve mbështet vendimin e saj në ofertën që ka avantazhet më të mëdha ekonomike, si shërbimi me cilësi, por kriteri kryesor i vlerësimit është çmimi më i ulët në raport me sasinë totale;

Mënyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet online në e-mail adresën [email protected] .

Obligative - Ju lutem shënoni emrin e thirrjes ne subjekt !

Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 12.05.2024 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.