Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
687
Shield Recruitment & HR kërkon Koordinator i Departamentit të Pajtueshmërisë për PPP/FT (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për raportim të rregullt dhe në kohë sipas Ligjit 05/L-096, duke qenë përgjegjës për përgatitje dhe dërgim të raporteve në para të gatshme në shumat e përcaktuara me ligj në NjIF si dhe raportet tjera;
- Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (AML Moduli, WorldCheck, Swift, CIF, BEST, MIS etj.) ;
- Monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet e dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe evidenton, transaksionet e dyshimta të raportuara në NjIF ;
- Këshillon degët dhe punonjësit e Bankës në zbatimin politikave dhe procedurave, me fokus në identifikimin e klientëve apo transaksioneve të dyshimta lidhur me PPP/FT;
- Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
- Përmbush kërkesat për informata nga BQK, NjIF, Gjykata, Policia e Kosovës, AKI;
- Kontrollimi i swift transaksioneve;
- Monitoron implementimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit si dhe Rregulloren e BQK-së lidhur me parandalimin e pastrimit të parave;
- Monitoron implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Definon kriteret dhe klasifikon klientët sipas lartësisë së shkallës së rrezikut që paraqesin për tentim të shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit;
- Raporton në NjIF, për ta bërë atë të vetëdijshëm për çdo situatë që ka të bëjë me transaksionet e dyshimta;
- Viziton degët dhe nëndegët për implementimin e PP për Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, hapjet e llogarive, formularin e bqk, etj;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e tabelave për punët në Departamentin e Pajtueshmërisë për PPP/FT
- Në mungesë të Menaxherit është përgjegjëse për koordinimin e punëve dhe stafit në Departamentin e Pajtueshmerise për PPP/FT
Kualifikimet:
- Diplome Universitare në fushën relevante;
- Njohuri të mira të produkteve bankare ;
- Së paku tri vite përvojë pune në AML;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
- Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 13 Mars 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.