business

Inxhinier/e i Makinerisë (HVAC) (4)

  • star Publikuar: 06-04-2023
  • star Skadon: 21-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1539

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Makinerisë (HVAC) (4 katër vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe ndjekja e të gjitha fazave të implementimit deri në përfundim të një projekti mekanik;
  • Koordinon të gjitha punimet/shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës, si dhe gjatë zbatimit të projektit në punishte;
  • Mbikëqyrë instalimet e të gjtha sistemeve mekanike (HVAC+ MAKINERISE) të përfshira në projektet mekanike MEP;
  • Planifikon, organizon dhe monitoron punën e teknikeve dhe sigurohet se të gjitha punimet e kryera janë sipas kushteve dhe specifikimeve teknike të kërkuara nga investitori;
  • Koordinin punën mes grupeve të ndryshme instaluese në punishte;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
  • Së paku 3 vite përvoj pune në fushën e Inxhinierisë Mekanike, në sistemet HVAC, PLUMBING, SANITARE etj;
  • Njohuri në proceset dhe materialet nga sistemi HVAC;
  • Njohuri pune të programeve si : Autocard, Autocard MEP, Exel Word;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 21/04/2023 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.