business

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI - Korniza e Riskut Operacional (Konsulent)

  • star Publikuar: 15-03-2023
  • star Skadon: 15-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 824

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIMET KONSULTATIVE – KONSULENT INDIVIDUAL)

VENDI – Kosovë

EMRI I PROJEKTIT - Projekti për Forcimin e Sektorit Financiar,

IDA Nr. Krediti 6416-XK

Projekt ID Nr.165147

TITULLI I DETYRËS: Korniza e Riskut Operacional-(Konsulent)

Numri i referencës: ESSP-IC-CS-011

Data: 15 Mars 2023

Sfondi

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është një entitet juridik i pavarur i themeluar me ligjin e tij, për të ndihmuar në plotësimin e nevojës për rritjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë për të krijuar vende pune, për të rritur prodhimin vendor, dhe shërbimet që shtojnë vlerë, përmirësojnë bilancin tregtar dhe rrisin mundësitë e financimit për NMVM-të.

Qeveria e Kosovës (QK) ka marrë një kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në vlerë prej 22.3 milionë euro (ekuivalente me 25 milionë USD) për financimin e Projektit për Forcimin e Sektorit Financiar, që pritet të zbatohet brenda një periudhe trevjeçare. Projekti synon të ndihmojë QK-në për të përmirësuar qasjen në financa për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme, duke forcuar kapacitetet financiare dhe teknike të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës:

Kjo detyrë synon të përcaktojë kriteret për angazhimin e një konsulenti profesionist i cili do të identifikojë, vlerësojë, masë dhe propozojë masa për zbutjen e risqeve operacionale të qenësishme në aktivitetin e FKGK-së, për të zvogëluar risqet dhe për të përmirësuar procesin dhe kontrollin.

Sipas kontratës, Konsulenti duhet:

Të kryejë intervista me të gjitha palët e interesit në FKGK për identifikimin dhe përcaktimin e risqeve relevante në aktivitetet e FKGK-së, përkatësisht ekipi do të:

  • Të vlerësojë aktivitetet/operacionet e FKGK-së dhe të shprehë mendimin për sistemet e kontrolleve të brendshme sipas Modelit të Vetë-Vlerësimit të Riskut (SART);
  • Të identifikojë dhe përcaktojë llojet e rreziqeve në aktivitetet e FKGK ;
  • Të ndërtojoë një platformë të bazës së të dhënave të ngjarjeve të rrezikut;
  • Të vlerësojë çdo lloj rreziku në aktivitetet e FKGK-së;
  • Të bëjë renditjen e rreziqeve në përputhje me peshën e tyre relative (krijojë hartëzimin e nxehtësisë së rrezikut);
  • Të përcaktojë oreksin e duhur të riskut ose nivelin e ekspozimit ndaj riskut;
  • Të krijojë një mekanizëm për reduktimin e gjasave të ngjarjeve të paparashikuara;
  • Të zhvillojë kornizën (procedurën) që përcakton:
    • procesin e identifikimit, vlerësimit dhe zbutjes së rrezikut operacional;
    • procesi i monitorimit të rrezikut operacional me afate kohore për rishikimin dhe kontrollin e zbatimit.

Më specifikisht:

Konsulenti është përgjegjës për krijimin e një SART për identifikimin e rreziqeve ekzistuese dhe të mundshme. Një identifikim i tillë mund të bëhet duke intervistuar stafin dhe anëtarët e Bordit të FKGK-së në disa, por pa u kufizuar në fushat e mëposhtme:

- Rreziqet financiare

  • Rreziqet e garancisë;
  • Rreziqet e likuiditetit;
  • Rreziqet e investimeve kapitale;
  • Rreziqe të tjera që mund të identifikohen nga konsulenti.

- Rreziqet strategjike/biznesi/reputacioni

  • Rreziqet me realizimin e objektivave të biznesit;
  • Konkurrencës;
  • Rreziqet publike dhe mediatike;
  • Rreziqet e reputacionit;
  • Rreziqe të tjera që mund të identifikohen nga konsulenti.

- Rreziku i Klimës

  • Sektorët e ndikuar nga rreziku i klimës;
  • Humbjet e mundshme në portofolin e FKGK-së.

- Rreziqet operacionale

  • Mashtrimi, vjedhja, siguria kibernetike, integriteti i sistemeve të teknologjisë dhe IT të tjera;
  • Zjarri, përmbytja, dëmtimi i ujit, ndërprerja e energjisë elektrike;
  • Covid dhe rreziqet e lidhura me sëmundjet pandemike/epidemike/endemike;
  • Rreziqet që lidhen me shërbimet e jashtme;
  • Rreziqet që lidhen me ofruesit e shërbimeve;
  • Shëndeti dhe Siguria në Punë;
  • Rreziqet që lidhen me humbjen e papritur të një anëtari të bordit dhe stafit;
  • Rreziqet që lidhen me ligjin e punës dhe kontratat e punës;
  • Konflikti i interesit;
  • Rreziqe të tjera që mund të identifikohen nga konsulenti.

- Pajtueshmëria

  • Ligjore, rregullatore dhe kontraktuale (përfshirë kontratat e palëve të interesuara dhe donatorëve);
  • Rreziqe të tjera që mund të identifikohen nga konsulenti.

- Rreziqet e nivelit të bordit

  • Të gjitha rreziqet e mundshme që mund të identifikohen në këtë fushë.

Konsulenti do të vlerësojë procesin, njerëzit, sistemin (TI), marrëveshjet dhe faktorë të tjerë të jashtëm të rrezikut.

Konsulenti duhet të përgatisë një bazë të dhënash të ngjarjeve të rrezikut që identifikon rreziqet e mundshme (historinë e incidenteve të ndodhura ose të mundshme brenda FKGK). Pasi Konsulenti identifikon rreziqet e mundshme, duhet të merret parasysh historia e incidenteve të ndodhura ose të mundshme. Rishikimi i faktorëve të rastësishëm dhe nxitës për çdo incident duhet të merret parasysh.

Konsulenti duhet të klasifikojë rrezikun e qenësishëm për sa i përket gjasave që rreziku të bëhet real dhe nëse ndodh, ai duhet të klasifikohet si i ulët, i mesëm ose i lartë.

Konsulenti duhet të përshkruajë mekanizmin e kontrollit në mënyrë që të zvogëlojë ndikimin ose gjasat që rreziku të bëhet rrezik për organizatën. Kështu, Konsulenti duhet të propozojë veprime që shmangin rrezikun e qenësishëm dhe zbutin rrezikun e mbetur, pronarët e procesit dhe kornizën kohore të propozuar. Për rrezikun e mbetur, Konsulenti duhet të sigurojë një metodologji për të llogaritur rezervat kundrejt humbjeve të pritshme operacionale.

Konsulenti duhet të përgatisë një procedurë që përcakton procesin e vlerësimit të rrezikut, dhe trajtimin/kontrollin e rrezikut dhe monitorimin e rrezikut në një cikël të përsëritur.

Kualifikimet dhe aftësitë:

Konsulenti duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Diplomë Bachelor në ekonomi ose fusha të ngjashme. Preferohen certifikatat në menaxhimin e rrezikut operacional;
  • Minimumi pesë (5) vite përvojë profesionale në sektorin bankar, më konkretisht në departamentin e riskut;
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze;
  • CV dhe Letër Motivuese;
  • Diploma, Certifikata dhe dokumente të tjera relevante që lidhen me përvojat e tij/saj;

Kohëzgjatja dhe plani i pagesës

Konsulenti do të jetë një pozicion me kohë të pjesshme në kuadër të projektit. Konsulenti do të ofrojë shërbimet për një total prej 60 ditësh (17 Prill 2023-31 Gusht 2023). Punësimi i konsulentit është gjithmonë subjekt i kënaqësisë.

Raportimi

Konsulenti do t'i raportojë Koordinatorit të Projektit/Drejtorit Menaxhues të FKGK-së dhe do të dorëzojë dëshmi kohore mujore për të llogaritur ditët aktuale të punuara gjatë muajit kalendarik.

Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të bazohet në kriteret e mëposhtme:

Përvojë pune përkatëse (70%)

Arsimi përkatës (30%)

Konsulenti do të zgjidhet në përputhje me procedurat e përcaktuara në Bankën Botërore: Rregulloret e Prokurimit për Huamarrësit e Financimit të Projekteve të Investimeve (IPF), korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, pas procesit të përzgjedhjes së hapur konkurruese.

Konsulentët Individualë të interesuar mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:0-16:00 (e hënë në të premte). Shprehja e interesit duhet të dorëzohet në formë të shkruar ose me e-mail, në adresën e mëposhtme deri me datën 29 mars 2023.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, FKGK

Adresa: " Njazi Alishani Nr.5, Rruga

10000, Prishtinë , Kosovë,

Email: [email protected]