business

Zëvendës Menaxher/e (2)

  • star Publikuar: 04-04-2023
  • star Skadon: 10-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani QTA
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 13717

Arjeta Group për njësit e saj QTA – Fushë Kosovë shpallë konkurs për vende të lira :

  • 2 – Zëvendës Menaxher / e

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Zëvendës Menaxher/e

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Fushë Kosovë

  • Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
  • Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare(Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
  • Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marr parasysh kërkesat e punëtorëve;
  • Mbanë kontakt me stafin dhe klientët;
  • Monitoron afatet dhe informon palët;
  • Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar/vijim studimesh në drejtimet ekonomike ose fusha te ngjashme relevante;
  • Përvoje pune në pozita te ngjashme dhe industri(E Preferueshme).
  • Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
  • Përkushtim dhe etik në punë.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] , ose drejtpërdrejt duke plotësuar aplikacionin në Njësinë tonë në Fushë Kosovë.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 04 Prill 2023 deri më 10 Prill 2023.