business

Produkt Manager

  • star Publikuar: 05-01-2024
  • star Skadon: 15-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani StarTech
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1730

Startech është në vitin e 18 të operimit të saj në tregun e Kosovës, misioni dhe vizioni i kompanisë është që të shtrihet me shitje në rajon dhe më gjerë.

Startech kryesisht mbulon fushën e teknologjisë dhe me produktet e saja është lider në ofrimin e paijseve më të sofistikuara të fjalës së fundit.

Nëse jeni të motivuar dhe po kërkoni një vend të sigurt të punës ku mund ti aplikoni njohurit tuaja dhe të zhvilloheni në karierë, atëher jeni në vëndin e duhur, apliko!

Pozita: Produkt Manager

Pergjegjesite dhe detyrat:

Produkt Manager-i drejton te gjithe procesin supply chain-it te artikujve te portofolit qe nga porosia deri te tregtimi te klienti, qofte ky fundore, rishites apo B2B. Kjo gjithmone duke analizuar tregun edhe duke ruajtur edhe shtuar marzhin e fitimit te portofolit te paracaktuar.

Nder detyrat kryesore mund te rendisim:

  • Planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes per kategorine e produkteve te paracaktuar ;
  • Vendos kontakte me kliente te rinj dhe miremban kontaktet me klientet ekzistues.;
  • Identifikon, vlereson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në politiken dhe strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë;
  • I ofron konsulence te plote klienteve ne lidhje me produktet e portofolit te paracaktuar;
  • Kryen analiza tregu ne menyre qe te maksimizoj fitimin e portofolit te paracaktuar;
  • Viziton klientet, negocion marrëveshjet dhe ndërton marrëdhënie afatgjata me ta;
  • Ndërton baza datash, raporte analitike periodike ne lidhje me portofolin apo klientet perkates;
  • Kryen analiza te gjendje se magazines edhe ne menyre periodike harton file-in e porosise;
  • Mban marredheniet me furnitore dhe komunikon me ta per cdo informacion teknik apo ekonomike, qe lidhen me produkte te rinj apo ekzistues, me cmimet te blejres, kohe levrimi dhe aspekte te tjera te procesit te blerjes.

Kriteret:

  • Pasion për Teknologjinë: Duhet të keni një pasion për produkte dhe inovacione teknologjike.
  • Aftësi Komunikimi: Aftësi të shquara të komunikimit për të shërbyer klientët dhe për të bashkëpunuar me kolegët.
  • Përvojë në Shitje: Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, do të ishte një avantazh.
  • Aftësi Organizative: Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të menaxhuar stokun e produkteve.
  • Shkathtësi Teknike: Njohuri bazë e teknologjisë dhe aftësi për të mësuar dhe përdorur lehtësisht produkte të reja.

Paga:
Pagë bazë 800 euro Neto dhe bonuse në përqindje, Ne ju mbajmë të motivuar që të rritemi së bashku!

Ne ofrojmë një mjedis të punës dinamik dhe një mundësi për të zhvilluar dhe rritur karrierën tuaj në fushën e shitjeve. Nëse jeni një person i përkushtuar, me pasion për shitjet dhe dëshirë për të bërë ndryshime pozitive, ju ftojmë të aplikoni për këtë pozitë.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në e tyre së bashku me një foto në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën e dëshiruar.

Konkursi është i hapur deri më 31 Janar 2023.