Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën
Specialist/e i/e Marketingut
Përgjegjësitë për pozitën
- Specialisti/ja i/e Marketingut angazhohet në bashkëpunim me Udhëheqësin e Divizionit gjatë hartimit, përpilimit dhe zbatimit të strategjive të marketingut, për të tërhequr audiencën e përcaktuar (ATL DHE BTL);
- Menaxhimi dhe zhvillimi i strategjive për rrjetet sociale në promovimin e kompanisë/brendit;
- Përgatit materialet e marketingut si broshura, fletë informuese, dosje promocionale dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing për llojet e brendit të cilat i mbulon;
- Përgatitja dhe raportimi i buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit;
- Përcjellja e konkurrencës;
- Propozon pako të ndryshme promovuese që do të nxisin rritjen e shitjeve të brendit;
- Të realizoj imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilat do të mbulohen me marketing;
- Si dhe detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në fushën relevante;
- Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes;
- Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
- Njohuri të shkëlqyera të marketingut si dhe njohja e terrenit të Kosovës;
- Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze;
- Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
- Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
- Posedimi i patentë shoferit është i domosdoshëm.
Inkurajohen të gjitha kandidatet e interesuara të cilat i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e Korporatës Buçaj ose CV dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. Aplikacioni ose CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 02 Shkurt 2023 deri më 12 Shkurt 2023.