business

Ftesë për Trajnim: Menaxhimi i Konflikteve

  • star Publikuar: 23-04-2025
  • star Skadon: 12-05-2025
Kompani STAFFIX
Kategoritë Menaxher/e, Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 189


Conflict Management - Maj 2025

staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Maj 2025 për Menaxhimin e Konflikteve në vendin e punës, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri të thelluara mbi parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve, përmes qasjeve praktike dhe shembujve konkretë nga jeta organizative.

Trajnimi është i dedikuar për profesionistë që punojnë në pozita si udhëheqës ekipesh, koordinatorë, menaxherë të burimeve njerëzore, rekrutues, staf të shërbimit ndaj klientit, si dhe për këdo që dëshiron të zhvillojë më tej aftësitë ndërpersonale dhe menaxheriale në një mjedis pune sfidues dhe dinamik.

Këto aftësi janë veçanërisht të nevojshme në sektorë ku bashkëpunimi dhe ndërveprimi janë të përditshëm, si bankat dhe institucionet financiare, rrjetet tregtare, kompanitë e teknologjisë, fabrikat dhe prodhuesit, qendrat e thirrjeve (call centers) dhe institucionet joqeveritare.

Objektivat e trajnimit:

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:

  • Njohuri mbi menaxhimin e konflikteve, duke kuptuar shkaqet, rëndësinë e adresimit të hershëm dhe ndikimin në ambientin e punës.
  • Aftësi për të identifikuar dhe përdorur stile të ndryshme të menaxhimit të konfliktit, si dhe vetëdije mbi stilin personal të reagimit.
  • Strategji për parandalimin e konflikteve, përmes komunikimit të qartë, ndërtimit të besimit dhe krijimit të një mjedisi të sigurt pune.
  • Kompetenca në komunikim efektiv, duke shmangur keqkuptimet dhe duke përdorur teknika praktike për adresimin e sfidave ndërpersonale.
  • Njohuri mbi fazat e zgjidhjes së konfliktit, përfshirë dëgjimin aktiv, analizimin e situatës, krijimin e zgjidhjeve dhe ndjekjen e implementimit.
  • Përvojë praktike për menaxhimin e konflikteve në situata reale, me fokus në ndërveprimet me kolegë, staf, menaxherë dhe brenda ekipeve.

Temat e trajnimit:

  1. Menaxhimi i Konflikteve në Vendin e Punës
  2. Stilet e menaxhimit të konflikteve
  3. Pse e shmangim konfliktin ne vend se të ulemi ta zgjidhim!?
  4. Fazat për Menaxhimin e Emocioneve përgjatë Konfliktit
  5. Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve
  6. Krijimi i një ambienti jo konfliktuoz në kompani
  7. Komunikimi efektiv në situata konfliktuoze
  8. Zgjidhja dhe qasjet për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme pas një konflikti
  9. Parandalimi i konfliktit me shefin tuaj

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 3 ditë, më datat 12, 15 dhe 16 Maj, gjithsej 1 javë dhe do të mbahet të Hënën, të Mërkurën dhe të Premten duke filluar nga ora 18:00 – 20:00/20:30 (varësisht prej diskutimit).​

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e StaffiX. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. Tel: +383 45 111 151

Çmimi i Trajnimit:

Trajnimi kushton 199€, por për 10 kandidatët e parë, çmimi është vetëm 99€ me TVSH – falë zbritjes speciale të lansimit! Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.​

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa

Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.

Shkumbin Ibraimi është CEO dhe themeluesi i staffiX, me mbi 10 vite përvojë në fushat e Burimeve Njerëzore, lidershipit dhe zhvillimit të ekipeve. Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësi të HR Menaxherit për 5 vite në “CACTTUS”. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit, duke sjellur njohuri të drejtpërdrejta për menaxhimin e konflikteve në vendin e punës.

Në këtë trajnim, ai fokusohet tek shkathtësitë e buta më të rëndësishme, empatia, të dëgjuarit aktiv, inteligjenca emocionale dhe komunikimi dhe ka për qëllim të pajis pjesëmarrësit me shkathtësi praktike. Si trajner në fushat e HR, këshillimit të karrierës, shërbimit ndaj klientit dhe menaxhimit të konfliktit, Shkumbini ofron një përvojë të larmishme dhe praktike, që është e bazuar në situatat reale të punës së përditshme.

staffiX aplikon një frymë të bashkëpunimit dhe unitetit, të cilat janë cilësi të rëndësishme për një biznes që fokusohet në menaxhimin edhe shërbimet e personelit.