business

Zyrtar i Shërbimit të Jashtëm (15)

  • star Publikuar: 20-08-2025
  • star Skadon: 18-09-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 15

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i Shërbimit të Jashtëm

Fusha e studimit: Shkenca Politike, Juridik,Marrëdhënie ndërkombëtare, politika të sigurisë, studime evropiane, Ekonomi,

Juridik dhe Diplomaci (ekonomike, publike dhe kulturore) Administratë Publike

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit : Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Nr. i Referencës: RN00018442

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 19.08.2025

Afati për aplikim: 20.08.2025 - 18.09.2025

Pozitat aktualisht të lira

Nr

InstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitës

Klasa e pozitës

Paga\ Koeficienti

Nr. i kërkuar

1

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm / MPJD

Zyrtar i Shërbimit të Jashtëm

Profesional 2

6.2

15

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Mban përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve gjatë kryerjes së detyrës;
  • Mbron interesat e shtetit të Kosovës, shtetasve si dhe personave juridik të Republikës së Kosovës në shtetin ku është akredituar dhe ushtron funksionet e tij;
  • Është përgjegjës për ruajtjen e rregullave për informacionin e klasifikuar edhe pas largimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe siguronruajtjen e të dhënave dhe informatave që i janë besuar;
  • Siguron neutralitetin e plotë ne çfarëdo formetë aktivitetit të mundshëm politiknë parti, organizatë apo shoqatë politike në kohën sa zgjatë shërbimi diplomatik përkatësisht përfaqësimi në kuadër të shërbimit të jashtëm;
  • Është përgjegjës për të manifestuar sjellje e qëndrim moral e profesional të denjë;
  • Është përgjegjës që në asnjëformë, të hapurapo të mbyllur në aktivitet zyrtar apo formëtjetër të kontaktit diplomatik gjatë shërbimit të mos bëj deklarata apo të mos shfaqë bindje që janë të ndryshme me qëndrimin zyrtar të formuluar përmes akteve të institucioneve demokratike e kushtetuese të Republikës së Kosovës për politikën e jashtme
  • Të respektojë ligjet dhe rregulloret e shtetit ose të shteteve ku është akredituar dhe të mos përfshihet në veprimtari, të cilat mund të vlerësohen si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit ose të shteteve ku zhvillon veprimtarinë.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në fushat si vijon: Shkenca Politike, Juridik, Marrëdhënie ndërkombëtare, politika të sigurisë, studime evropiane, Ekonomi, Juridik , Diplomaci (ekonomike, publike dhe kulturore) Administratë Publike.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhësangleze, gjermane, frenge,italiane, greke, spanjolle në nivelin C1 apo C2 (e obliguar).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  • Dokumente që dëshmojnë njohjen e gjuhësangleze, gjermane, frenge,italiane, greke, spanjolle në nivelin C1 apo C2. Njohja e gjuhës dëshmohet përmes certifikimit nga një institucion i akredituar vendor ose ndërkombëtar ose studime universitare të kryera në këtë gjuhë.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 03/10/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

-Njohja e gjuhës angleze, gjermane, frenge, italiane, greke, spanjolle në nivelin C1 apo C2 (e obliguar).

Njohja e gjuhës dëshmohet përmes certifikimit nga një institucion i akredituar vendorose ndërkombëtar ose studime universitare të kryera në këtë gjuhë.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen