business

MENAXHER I DEGËS

  • star Publikuar: 24-10-2023
  • star Skadon: 31-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEP Trust
Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 791

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

MENAXHER I DEGËS

Lokacioni: Fushë Kosovë (1) (Nr. ref: KEP 30/2023)

Raporton tek: Mbikëqyrsit e Degëve

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Menaxhon operacionet e kreditimit të degës duke përfshirë të gjitha aspektet e planifikimit, menaxhimit dhe gjenerimit të portofolios së kredive, mbikëqyrjen e punonjësve dhe ngritjen e kapaciteteve për të siguruar arritjen e përgjithshme të synimeve/caqeve të degës në bazë të planit vjetor duke përfshirë koordinimin e përgatitjes, implementimit dhe monitorimit të buxheteve;
  • Siguron koordinim të duhur të Degës në mes të punonjësve në huadhënje dhe punonjësve tjerë duke u siguruar që punonjësit mbështetës të kuptojnë në tërësi dhe të mbështesin plotësisht huadhënjen si aktivitet kyersor;
  • Planifikon, implementon dhe menaxhon rritjen dhe mirëmbajtjen e cilësisë së portofolios në degën e përcaktuar;
  • Ofron udhëheqësi cilësore për punonjësit e huadhënjes duke përfshirë zbatimin në mënyrë strikte të standardeve për vlerësimin e cilësisë (menaxhimi i rrezikut të kredisë), aplikimin e limiteve të rrezikut dhe komitetin e kredive në përputhje me manualin e huadhënjes;
  • Trajnon/këshillon punonjësit e huadhënjes dhe mirëmbanë komunikim të mirë në mes të të gjithë punonjësve duke u përkujdesur për nevojat individuale të punonjësve në mënyrë sociale dhe profesionale;
  • Koordinon procesin e përcaktimit, monitorimit dhe rishikimit në mënyrë periodike të objektivave dhe planeve të punës, ofron mbështetje, mbikëqyrje, trajnime/këshillime, vlerëson performancën, motivimin dhe diciplinën e punonjësve nën mbikqëyrjen e tij/saj

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Shkalla Universitare në Kontabilitet ose Financa, Administrim Biznesi apo diciplina të ngjajshme eshte e obliguar;
  • Minimun dy vite përvojë pune në kredidhënie/pozitë menaxheriale;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në gjuhën angleze;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e programeve kompjuterike;
  • Aftësi të mira për të gjykuar, për të marrë vendime dhe iniciativa; aftesi te shkelqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese/mbikëqyrëse, si dhe aftësi udhëheqëse.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike.

Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 31 tetor 2023

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!