Kompani
Hr Partners
Kategoritë
Biznes dhe Menaxhment
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
15453
HR Partners për klient të saj në fushën e industrisë ndërtimore shpall konkurs për pozitën:
Administrator/e i/e Zyrës
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Organizimi dhe koordinimi i funksionimit të zyrës
- Përgatitja e faturave dhe fletëdorëzimit
- Përgatitja e dokumenteve të importit dhe eksportit
- Mbajtja dhe plotësimi i dosjeve të klientëve
- Analiza e nevojave dhe potencialeve të tregut dhe ndërmarrja e veprimeve të duhura.
- Komunikimi telefonik me klientët
- Respektimi dhe përmbushja e synimeve të përcaktuara, në përputhje me strategjinë e
kompanisë
Kualifikimet e nevojshme:
- Arsimi i lartë
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze - do të konsiderohet përparësi
- Njohuri të gjuhës serbe
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
- Patentë shoferi i kategorisë B – do të konsiderohet përparësi
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative
- Vetëiniciativë, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën: [email protected]