business

ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA PRIZREN

  • star Publikuar: 18-10-2023
  • star Skadon: 29-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani FINCA Kosovo
Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 1479

KONKURS

ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA PRIZREN

PËRGJEGJËSITË:

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit tëofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyratfinanciare;
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrëcilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses cikline ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojëinstitucionin në treg, në përputhjeme politikat dhe procedurat e institucionit.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në ekonomi,financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org

Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi.

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 29.10.2023

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance,një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëv dhe
komuniteteve me të ardhuratë ulëta të investojnë në të ardhmene tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh,verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.