Kompania HP Partner me seli në Prishtinë për nevojat e klientit të saj hap konkurs pozitën:
Arkitekt/Dizajner i Kuzhinave
Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:
• Bën planifikimin, prezantimin, skicimin, matjet në teren të kuzhinave ,
• Të përgatisë konceptin e dizajnit të produkteve sipas kërkesës së klientëve apo mbikëqyrësit ;
• Të udhëheq procesin e përgatitjes së dizajnit, vizatimeve, specifikacioneve dhe përzgjedhjen e materialit për finalizimin e produkteve ;
• Të koordinojë me stafin/ekspertët përgjegjës për implementimin e produkteve të dizajnuara;
• Në vazhdimësi përcjell trendët e tregut dhe modës dhe sjellë risi të modeleve ;
• Kujdeset për shërbimin ndaj konsumatorëve dhe porosive të pranuara .
Kushtet për aplikim:
• Diplomë universitare në fushat relevante ;
• Përvojë pune mbi 2 vjet në këtë fushe;
• Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
• Njohuri të avancuara të punës me kompjuter me thekës të veçantë programeve specifike të profesionit si Archicad, Autocad etj.;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur ;
• Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
Çka ofron kompania:
• Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
• Mundësi avancimi në karrierë;
• Pagë konkurruese;
Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike [email protected] duke cekur emrin e pozitës në subjekt: Arkitekt/Dizajner i Kuzhinave