POZITA: Graphic Designer
REFERENCA: SX-24-007
QYTETI: Prishtinë
PAGA: 700 - 900€
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Creative Consulting, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Graphic Designer. Ai ose ajo do të jetë përgjegjës për krijimin e përmbajtjes dhe materialeve të marketingut që përputhen me identitetin dhe qëllimet e klientëve.
PËRGJEGJËSITË:
- Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale, duke u fokusuar në postime kreative dhe vizualisht tërheqëse, në përputhje me identitetin vizual të klientëve
- Përgatitja e kampanjave digjitale, përfshirë edhe krijimin e materialeve si reklama, vizualë për evente dhe fushata të sponsorizuara
- Dizajnimi i materialeve të printuara, si flyers, postera dhe broshura, për të përmbushur nevojat e marketingut të klientëve
- Adaptimi i përmbajtjes sipas udhëzimeve dhe identitetit të klientëve, duke garantuar që çdo material reflekton në mënyrë të saktë vlerat dhe imazhin e tyre
- Koordinimi me ekipin e marketingut dhe strategjisë për të zhvilluar ide kreative dhe realizuar projekte me sukses
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet të ketë të përfunduar studimet bachelor në dizajn grafik apo fushë të ngjashme
- 2+ vite përvojë në fushën e dizajnit grafik
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar
- Njohuri të shkëlqyeshme në programet si Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign (After Effects është plus)
- Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente
OFERTA:
- Pagë fillestare 700 deri në 900€ Neto, varësisht prej përvojës
- Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e Hëna në të Premte
- Laptop personal me pajisje përcjellëse
- Snacks, kafe dhe pije
- Mbështetje te zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
- Mundësi për të punuar me një ekip kreative dhe një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.02.2025. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.