business

TRAJNER

  • star Publikuar: 16-06-2023
  • star Skadon: 27-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 25132

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

TRAJNER PËR MBAJTJEN E TRAJNIMIT NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE NË KOMUNËN E PRISHTINËS

Hyrje:

Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e pavarur profesionale e mjekëve që ushtrojnë veprimtari profesionale mjekësore në Republikën e Kosovës.

OMK anëtareve të saj, i siguron standarde të larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore, promovon dhe mbron veprimtarinë e profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike, privatesi dhe publiko-private, siguron edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllimtë ngritjes së performancës shëndetësore dhe ofrimit më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor.

Përshkrim i shkurtër i qëllimit të projektit:

Bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës, Tetor 2022, për t'i mundësuar stafit të institucioneve shëndetësore në komunën e Prishtinës, të ofrojë shërbimecilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore, Oda e Mjekëvetë Kosovës bënë thirrje për Trajnerët të cilët do të ofrojnë trajnime në ultrasonografi si ndihmesë në diagnostifikim klinik si dhe diagnostifikimin diferencial klinik.

Objektivat e angazhimit dhe rezultatet e pritura:

Objektivi i këtij angazhimi të trajnerëve është të sigurojënjë program trajnimipër personelin mjekësornë institucionet shëndetësore në komunen e Prishtinës në fushat si në vijim:

  • Ultrasonografia e abdomenit dhe pelvikut, dhe
  • Ultrasonografia e kërdhokulave

Trajnimet priten t'u ofrojnë mjekëve aftësi në përdorimin e ultrasonografisë në funkcion të diagnostifikim klinik si dhe diagnostifikimin diferencial klinik.

Trajnimet duhet të rrisin shkathtësitë e stafit të përzgjedhur për të punuar në departamente të ndryshme të sektorit parësorë, si dhe do të mundësojnë për të mësuar më shumë rreth cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Metodologjia:

Trajnerët e përzgjedhur do të punojnë ngushtë me stafin e departamenteve relevante Institucioneve shëndetësore të Komunës së Prishtinës dhe do të ofrojnë trajnimenë formë të:

  • Trajnimeve në punë
  • Seminareve/Punëtorive
  • Trajnimeve virtuale
  • Trajnimeve hibride (virtuale dhe fizike)

Pritshmëritë:

Nën udhëzimin e përgjithshëm të OMK-së dhe të Departametit për Shëndetësi të Komunës së Prishtinës dhe në bashkëpunim me ekipin trajnerii angazhuar pritettë:

  • Përgatit module të trajnimit
  • Propozojë afatin kohor të sesioneve të trajnimit
  • Vlerësojë proceset dhe protokollet ekzistuese në departamentet përkatëse brendainstitucioneve shëndetësore në komunën e Prishtinës
  • Mbështet stafinpër tëpërpunuar protokolletdhe udhëzimete nevojshme
  • Së bashku me trajnuesit, të përpilojë ProceduraStandarde të Operimit
  • Përgatit një raport përfundimtar mbi zbatimin e aktiviteteve

Trajneri do të punojë drejtpërdrejt me mjekët e departamenteve përkatëse të institucioneve të mjeksisë familjare të Komunës së Prishtinës . Megjithatë, për të kryer me sukses detyrat e mësipërme, ai/ajo do të punojëngushtë me ekipete menaxhimit të institucioneve shëndetësore dhe do të sigurojë raportemujore që përmbledhin progresin dhe arritjet. Eksperti është i detyruartë përgatisë raportejavore të progresit, të cilat do t'u dërgohen për miratim menaxhmetit të institucioneve shëndetësore dhe Kryetarit të Odës së Mjekëvetë Kosovës.


Kohëzgjatja

Fillimi: Korrik 2023

Koha e parashikuar e punës: 21 ditë brenda 3 muajve

Hapi1 #

Përshkrimi i aktivitetit

Nr. ditëve

Vendi

1

Përgatit dhe prezanton përmbajtjen e moduleve të trajnimit

1

Vend i pacaktuar

2

Organizon dhe zbaton sesione trajnimi - në punë dhe sesione trajnimi on-line

15

Në një vend të caktuar

3

Kryen një vlerësim për të rishikuar proceset dhe protokollet ekzistuese në departamentin e radiologjisë

1

Vend i pacaktuar

4Harton udhëzime dhe protokolle për përdorim4Vend i pacaktuar
Total21

Kualifikimet dhe përvoja

  • Diplomë universitare në Mjekësi;
  • Specializimi;
  • Niveli akademik paraqet përparsi;
  • Leje pune dhe licencënga institucionet përkatëseprofesionale;
  • Minimumi 10 vjet përvojë në departamentet përkatëse të specializuara;
  • Certifikata nga trajnimet e vijuara në fushën përkatëse;
  • Aftësi të forta ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal pedagogjik dhe në të shkruar dhe përvojë e demonstruar në punën me ekipe të ndryshme;
  • Njohës i TI-së,dhe
  • Njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe dhe angleze në të shkruar dhe në të folur paraqetpërparsi.


Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • Kopja e diplomave
  • Kopja e Certifikatës së Licencimit nga institucioni përgjegjës;
  • Kopja e certifikatave
  • Dëshmi mbi përvojëne punës
  • Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim,përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të trajnimit përkatësdhe mbajtjen e trajnimeve;
  • Një letër që përfshinëekspertizën dhe përvojën në fushën e mbajtjessë trajnimeve në njërën nga fushat e kontratës;
  • Curriculum Vitae (CV), dhe
  • Propozim financiar

Propozimi financiar* *Kërkesa financiare duhet të jetë e detajuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, mbajtja e trajnimeve, shkrimi i raportevedhe një plan tentativë i punës;

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] me subjektin Aplikacioni për Trajner/e për mbajtjen e trajnimit nga lëmia e ultratingullit në institucionet shëndetësore në komunën e Prishtinës apo edhe në mënyrë fizike në zyrat e Odës së Mjekëve të Kosovës,adresa QKUK, Instituti A, Kati III, 10000, Prishtinë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është me datë: 27 Qershor2023, ora 16:00. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen.