business

ZYRTAR/E LIGJOR/E (2 ), PRAKTIKANT/E (2)

  • star Publikuar: 23-01-2023
  • star Skadon: 10-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 10793

ZYRA E PERMBARUESIT PRIVAT BARDH B. TASHOLLI me seli ne Rr. Vllëzërit Gërvalla Ferizaj, p.n., shpall konkurs pune për këto pozita:

  • ZYRTAR/E LIGJOR/E (2 pozita), dhe
  • PRAKTIKANT/E (2 pozita)

Detyrat e Punës për Zyrtar/e Ligjor/e:

  • Përgaditja, protokollimi i lëndëve përmbarimore
  • Kontrollimi i shkresave të lëndëve të paraqitura nga kreditorët;
  • Asistimi në përmbarime në terren, përfshirë procesin e regjistrimit dhe sekuestrimit të pengut të luajtshëm sipas dispozitave ligjore;
  • Organizimi i daljes në teren me Zyrtarin Përmbarimor;
  • Mbajtja e kalendarit për daljet në terren;
  • Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;
  • Monitorimi i lëndëve në procedurë përmbarimore;
  • Komunikim profesional me palët në procedurë përmbarimore;
  • Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;
  • Njohuri te Ligjit të Procedurës Përmbarimore dhe ligjeve tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma ne Fakultetin Juridik, niveli Bachelor ose Master
  • Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme në gjuhën shqipe;
  • Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
  • Shkathtësi të avancuara komunikuese;
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
  • I gatshëm që të punoj si pjesë e ekipit;
  • I gatshëm të punoj nën presion të punës;
  • Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook etj);

Detyrat e Punës për Praktikantin/Praktikanten:

  • Asistimi në përmbarime në terren;
  • Organizimi i daljes në terren me Zyrtarin Përmbarimor;
  • Mbajtja e kalendarit për daljet në terren;
  • Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;
  • Monitorimi i lëndëve në procedure përmbarimore;
  • Komunikimi me palët në procedurë përmbarimore;
  • Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;
  • Kryen punë dhe detyra tjera sipas nevojave te zyres;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Student i vitit të tretë apo absolvent/e në Fakultetin Juridik
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
  • I/e gatshëm/e që të punoj si pjesë e ekipit;
  • Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook);

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e cila duhet ti ketë të bashkangjitura dokumentet për përgaditjen profesionale, përvojën e punës, dhe një letër motivimi.

Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në e-mail adresën: [email protected].

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.

Konkursi është i hapur deri më datën: 10.02.2023.