
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave në vijim:
1) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Malishevë
2) Një (1) Zyrtar-e për miratim të kredive për Zyren Qendrore në Prishtinë
3) Një (1) Nëpunës-e për kujdes ndaj klientëve në qendrën e thirrjeve për Zyrën Qendrore në Prishtinë
----------------------------------------------------------------------------------------------
Analist-e Kreditor-e (Pozita 1)
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Zyrtar-e për miratim të kredive (Pozita 2)
Përgjegjësitë:
- Analizon dhe vlereson dosjen kreditore te derguar per miratim sipas limiteve te percaktuara, përfshirë edhe kreditë digjitale.
- Merr pjese dhe udheheqe komitetet kreditore per miratim te kredise sipas limiteve te percaktuara nga institucioni, perfshire kredite digjitale.
- Kontrollon teresine dhe saktesine e te gjitha dokumenteve te nevojshme ne dosjet e kredise per miratim.
- Merr pjese ne vizita ne teren per mbledhjen e informacionit per analize financiare te kredise.
- Respekton procedurat e institucionit per procesin e miratimit te kredive dhe siguron zbatimin ketyre procedurave nga ana e stafit qe jane pjese e komitetit kreditor.
- Pune te tjera te nderlidhura me departamentin e rrezikut.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
- Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nëpunës-e për kujdes ndaj klientëve në qendrën e thirrjeve (Pozita 3)
Përgjegjësitë:
- Të promovoj ofertën kreditore përmes telefonit tek klientët ekzistues dhe potencial,
- Të promovoj ofertën kreditore per kredi digjitale tek klientët dhe te mbeshtes ne perdorimin e aplikacionit online,
- Realizimi i anketave me klientë/palë rreth shërbimeve të ofruar nga institucioni dhe kënaqësise së klientëve me shërbimet e ofruara,
- Te regjistroj thirrjet e bëra dhe përgjigjet nga klientët në databazë,
- Të mbledh, analizoj dhe raportoj të dhënat që pranon nga qendra e thirrjeve,
- Te kontaktoj përmes telefonit klientët që kanë marrë kredi nga KRK,
- Të kontaktoj dhe monitoroj përmes telefonit klientët në vonesë,
- Punë të tjera të cilat ndërlidhen me shërbimin/kujdesin ndaj klientëve dhe monitorimin e tyre.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime të ngjajshme,
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme në sektorin financiar (e preferueshme)
- Aftësi të mira komunikimi verbal dhe në te shkruar,
- Aftesi të mira të përqendrimit (në bisedë telefonike), degjimit aktiv dhe adaptimit ndaj kërksave te klienteve.
- Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
- Njohuri të gjuhës angleze(e preferueshme).
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 02.09.2025 deri me dt. 08.09.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.