business

Mesimedhenes/e (19), Edukator/e (2)

  • star Publikuar: 03-12-2022
  • star Skadon: 05-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 21
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 25841

Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 25/10/2022
Afati për aplikim: 25/11/2022 - 05/12/2022

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 5 paragrafi c të Ligjit numër 03/L-068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, si dhe nenin 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall:

KONKURS PËR PRANIM

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

  • Emri i grupit: Specialistë të Arsimit
  • Institucioni: Komuna e Gjakovës
  • Njësia: Drejtoria për Arsim
  • Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Data e njoftimit: 25.10.2022
  • Afati për aplikim: 25.11.2022 – 05.12.2022
  • Numri i referencës: 01-111/01-24076

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë; d. Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe g. Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale:

Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe Udhëzimit Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional.

4. Pozitat aktualisht të lira:

Nr. Titulli i pozitës Statusi Vendi i punës
1. Një (1) mësimdhënës për lëndën e fizikës me 8 orë mësimi në javë.Vend i lirë SHFMU “Dëshmorët e Kombit”
2. Një (1) edukatore për klasën parashkollor me 10 orë mësimi në javë.Vend i lirë SHFMU “Bajram Sadriu”
3. Një (1) mësimdhënës për lëndën e historisë me 8 orë mësimi në javë.Vend i lirë SHFMU “8 Dëshmorët”
4.

Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës me 16 orë mësimi në javë.

Një (1) mësimdhënës për lëndën e edukatës fizike me 8 orë mësimi në javë.

Një (1) edukatore për klasën parashkollor

Vend i lirë

Vend i lirë

Vend i lirë

SHFMU “Kongresi i Manastirit”
5. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës gjermane me 17 orë mësimi në javë.Vend i lirëSHFMU “Kongresi i Manastirit” dhe SHFMU “Pjeter Bogdani”
6. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës gjermane me 20 orë mësimi në javë.Vend i lirëSHFMU “Zef Lush Marku”, SHFMU “Engjëll Gjoni” dhe SHFMU “Hamëz Cena”
7. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës gjermane me 20 orë mësimi në javë.Vend i lirëSHFMU “Bajram Sadriu”, SHFMU “Zenel Sadiku”, SHFMU “Sylejman Vokshi” dhe SHFMU “Dy Dëshmorët”
8. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës gjermane me 9 orë mësimi në javë.Vend i lirëSHFMU "8 Dëshmorët” dhe SHFMU “Jahë Salihu”
9. Një (1) mësimdhënës për lëndën histori – edukatë qytetare me 20 orë mësimi në javë.ZëvendësimSHFMU “Hamëz Cena”
10. Një (1) mësimdhënës për lëndën e historisë me 20 orë mësimi në javë.Zëvendësim SHFMU “Mazllum Këpuska”
11. Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës me 20 + 4 orë mësimi në javë.ZëvendësimSHFMU “At Gjergj Fishta”
12. Një (1) mësimdhënës për programin fillor.Zëvendësim SHFMU “Haxhi Hoti”
13. Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës me 12 orë mësimi në javë.Zëvendësim SHFMU “Pjeter Bogdani”
14. Një (1) mësimdhënës për programin fillor.Zëvendësim SHFMU “Rilindja”
15. Një (1) mësimdhënës për lëndën e Zëvendësim SHFMU “Emin Duraku”
historisë me 16 orë mësimi në javë.
16. Një (1) mësimdhënës për lëndën e sociologjisë me 12 orë mësimi në javë.Zëvendësim SHML Gjimnazi “Hajdar Dushi”
17. Një (1) mësimdhënës për lëndën e ekonomisë me 20 orë mësimi në javë.Zëvendësim SHMLE “Kadri Kusari”
18. Një (1) mësimdhënës për instruktor të energjetikës me 20 orë mësimi në javë.

Vend i lirë

26.12.2022

SHMLT “Nexhmedin Nixha”
19. Një (1) mësimdhënës për instruktor të makinerisë me 20 orë mësimi në javë.

Vend i lirë

03.04.2023

SHMLT “Nexhmedin Nixha”

5. Mënyra e aplikimit:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.

6. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Formulari i aplikimit, i plotësuar;
  • Rezymeja personale (CV);
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore të noterizuara (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore);

7. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Intervistë

8. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:

Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

9. Sqarime shtesë:

  • Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional, siç specifikohet në Ligjin për Zyrtarët Publikë.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë dhe aplikacionet e mangëta nuk pranohen.