business

10 vende të lira për Mësimdhënës

  • star Publikuar: 06-07-2023
  • star Skadon: 21-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 15837

The British School of Kosova shpall

K O N K U R S

Për pranimin e mësimdhënësve të rinj në vitin shkollor 2023/24, si vijon:

  1. Mësimdhënës për nivelin fillor (5 mësimdhënës/e);
  2. Mësimdhënës për lëndën e Edukatës fizike;
  3. Mësimdhënës për lëndën e Gjuhës shqipe (normë të plotë);
  4. Mësimdhënës për lëndën e Gjuhës shqipe (normë jo të plotë);
  5. Mësimdhënës për lëndën e Historisë;
  6. Mësimdhënës për lëndën e TIK-ut.

Kushtet për konkurrim:

Për vendet e lartshënuara për mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MASHTI-it nr. 06/2015, Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm;

  1. E domosdoshme përgatitja shkollore universitare për drejtimin ku aplikoni;
  2. Përvojë pune në ndonjë institucion edukativo-arsimor në profesion;
  3. Njohja e Gjuhës Angleze (e dëshirueshme);
  4. Njohuri kompjuterike (e dëshirueshme);
  5. Trajnime të programeve të akredituara për zhvillim profesional.

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. CV;
  2. Letra motivuese;
  3. Kopjet e dokumentacionit përkatës;
  4. Dëshminë që vërteton përvojën e punës;
  5. Dy letër-rekomandime.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 21 korrik 2023.

Pas mbylljes së konkursit, përpilohet lista e të përzgjedhurve për intervistë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Dokumentet për aplikim ju lutem dërgoni në email adresen: [email protected].