ALM Group shpk shpall konkurs për pozitën “Merchandizer/e” Për terenin e Prishtinës
PËRGJEGJËSITË / PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS
- Viziton dyqanet e caktuara për të menaxhuar dhe përditësuar ekspozimin e produkteve sipas standardeve të kompanisë.
- Siguron që produktet të jenë të renditura në mënyrë tërheqëse dhe sipas planogramit të kompanisë.
- Kontrollon dhe menaxhon nivelet e inventarit për të siguruar që produktet janë në dispozicion.
- Analizon performancën e produkteve dhe ofroni rekomandime për përmirësimin e shikueshmërisë dhe shitjeve.
- Përgatit raporte të rregullta mbi aktivitetet e merçandizimit dhe performancën e produktit.
- Në disa raste, ofron udhëzime dhe trajnime për stafin e dyqaneve në lidhje me produktet dhe teknikën e merçandizimit.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
- Diplomë e shkollës së mesme,
- Përvoja e mëparshme si merchandizer/e ose në një rol të ngjashëm është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe ndihmesë për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me klientët dhe stafin.
- Aftësi për të menaxhuar dhe organizuar detyra të ndryshme dhe për të përmbushur afatet e përcaktuara.
- Aftësi për të analizuar të dhënat dhe për të krijuar strategji për përmirësimin e performancës së produktit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të përshtatur strategjitë sipas nevojave të dyqanit dhe ndryshimeve të tregut.
- Patent shofer, Kategoria B
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionin për punësim në e-mail adresën: [email protected] Aplikacioni për konkurim mund të dorëzohet edhe fizikisht tek kompania ALM GROUP Sh.P.K. Magj. Prishtinë – Ferizaj, km/10 p.n. Konjuh/Lipjan.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 23/08/2024 deri më 23/09/2024.