Kompani
LIRIDONI DISTRIBUTION
Kategoritë
Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
23444
LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 26.07.2023, shpallë këtë:
K O N K U R S
- Mbikëqyrës (Supervisor) për merchandiser – Divizioni i Ushqimit, një (1) pozitë
Vendi i punës: Prishtinë;
Detyrat kryesore:
- Mbikëqyrë punën e merchandiserëve të Divizionit;
- Zbaton planin e shitjes të Divizionit;
- Ndjekë dhe përgatit raporte për mbarëvajtjen e procedurave të punës në Merchandising;
- Raporton në mënyrë të rregullt tek Drejtoresha e Shitjes;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga udhëheqësi/ja.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
- Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjitralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 09.08.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.